Politika 4 Shtator 2024, 12:45 Nga VNA

Qeveria negocion me KURUM, siguron që asnjë punëtor të mos ngelet pa punë. Hesht për hetimet 

Ndaje në Whatsapp
Qeveria negocion me KURUM, siguron që asnjë punëtor të mos

Kreu i bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja: Flitet për luftë ekonomike të çelikut që vjen nga Kina dhe kjo ka qenë problematika kryesore.

"Sot patëm një negociatë të fundit ku arritën në konkluzionin që asnjë punëtor të mos largohet nga puna në një afat të pacaktuar"-kjo është garancia që kreu i bashkisë Elbasan, Gentjan Llatja jep për punëtorët e KURUM. Në një deklaratë për mediat kryebashkiaku bëri me dije se prej ditësh kanë zhvilluar takime ndërsa sot kanë pritur vendim të bordit drejtues të kompanisë. " Marrim garancitë që pjesa e petëzimit, problemet që ka të angazhohet kompania për të mbyllur pjesën e investimit. Për pjesën e çelikut të gjithë punëtorët do të jenë në punë. Asnjë nuk do të marrë pagesë nën 35 mijë lekë bruto në muaj të gjithë do të marrin dietën ushqimore për 22 ditë punë dhe ata që do të jenë në punë në proces do paguhen me 100% të pagesës, kurse ata që do të rrinë në shtëpi, do të paguhen sipas kontratës kolektive, por jo nën 35 mijë lekë bruto. Ata që kanë dalë në pension, apo ata që kanë qenë në provë 2-3 mujore dhe nuk kanë qenë të përshtatshëm janë 10-12 veta. Në lidhje me arsyet të çuan në largimin e 500 punonjësve të Kurum, Llatja theksoi se është lufta ekonomike që vjen nga Kina. “Arsyet kryesisht kanë qenë ekonomike. Para disa ditësh ata kanë shprehur shqetësim për çmimin e skrapit që është rritur në bursë, kurse çmimi i prodhimit të çelikut ka mbetur i njëjtë. Flitet për luftë ekonomike të çelikut që vjen nga Kina dhe kjo ka qenë problematika kryesore se edhe rritja e çmimit të energjisë ka bërë të vetën. Problematika ka të bëjë me prodhimin dhe konkurrencës që vjen nga Kina”, kryebashkiakun e Elbasanit. Sipas tij, ky proces ka ndodhur prej vitesh për shkak të mbylljes së prodhimit, por punëtorët nuk janë larguar nga puna. Llatja theksoi se brenda vitit presin nisjen e prodhimit të petëzimit, kurse në pranverë të vitit të ardhshëm të nisë puna te çeliku. Sa i takon hetimeve ai u shpreh: “Inspektoriati i punës ka bërë detyrën e tij, është një hetimi që po vazhdon, ata po marrin të gjitha gjërat në konsideratë; kontratën e kushtet e punës. Besoj që është një proces që mbyllet. I gjithë sistemi i lëndëve që vijnë në Shqipëri ka një sërë hallkash dhe procesi kur kalojnë nëpër filtra. Kemi marrë garanci që nuk ka pasur asnjë shqetësim në lidhje me këtë gjë nga kompania”.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme