Politika 5 September 2024, 19:53 Nga VNA

Deputetë “teknikë”/ Ja si kryeministri do të përzgjedhë deputetët e rinj. Në krye të komisionit Bora Muzhaqi dhe Romina Kuko

Ndaje në Whatsapp
Deputetë “teknikë”/ Ja si kryeministri do të

Jo vetëm qeveri me "teknikë", por edhe deputetë pa asnjë angazhim politik. Kjo pritet të ndodhë me PS-në dhe listën e ardhshme të mazhorancës për zgjedhjet e vitit 2025.

Për të promovuar këtë format, Edi Rama zgjodhi sot Romina Kukon, e cila në një intervistë për TCH deklaroi se kandidatët për deputetë të PS-së do të zgjidhen kryesisht nga platforma "Deputeti që duam", ku kanë aplikuar të paktën 100 persona. Kjo platformë, e drejtuar nga Bora Muzhaqi, pritet të nxjerrë edhe kandidaturat teknike që do t’i bashkohen Ramës në përballjen e ardhshme elektorale.

Edhe pse paraqitet si një risi që do të angazhojë të rinjtë në politikë, mbledhja e emrave dhe renditja e tyre sipas dëshirës së kryetarit është tashmë modeli i partive shqiptare. Ky model, i konfirmuar me konsensusin e votës PS-PD në parlament përmes ndryshimeve në kodin zgjedhor, i ka dhënë Ramës dhe Berishës autoritetin për të vendosur të preferuarit e tyre në listat fituese.

Ndërsa kryeministri pretendon se me Bora Muzhaqin dhe Romina Kukon do të sjellë një model të ri në parlament, vetë promovueset e këtij modeli janë figura të përzgjedhura pa ndonjë konkurs apo angazhim në PS. Me bashkëpunëtorë që në pjesën më të madhe janë në burg, në arrati ose nën hetim, Edi Rama po përpiqet të përdorë fasadën e "teknikëve" për të larguar njollën e korrupsionit që ka përfshirë PS-në.

Nëse ndryshimet e fundit në qeveri me emra anonimë dhe pa asnjë kontribut politik në PS ishin surprizë dhe u përdorën si “larje” e mëkateve të paraardhësve, me gjasë në parlamentin e ardhshëm do të kemi një numër të madh anonimësh që do të komandohen dhe lëvizin lehtësisht në fushën ku "shefi i madh" vendos rregullat e lojës dhe rolin e gjithsecilit.

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme