Politika 5 September 2024, 23:36 Nga VNA

Gent Sejko si Erion Veliaj, shmang përballjen me gazetarët dhe publikon intervista të montuara në Bankën e Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Gent Sejko si Erion Veliaj, shmang përballjen me gazetarët dhe

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ngjan me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shmangien e përballjeve me gazetarët, duke preferuar intervistat e montuara brenda institucionit që drejton. Së fundmi, Sejko realizoi një intervistë me një punonjëse të Bankës së Shqipërisë, e cila u publikua në YouTube. Në këtë intervistë, ai iu përgjigj vetëm tre pyetjeve, të cilat punonjësja, që paraqitej si gazetare, i kishte mësuar përmendësh dhe nuk realizoi një hyrje apo përmbyllje formale të intervistës.

Kjo qasje e guvernatorit vjen pas shpërthimit të skandalit të mikrokredive, ku mijëra qytetarë u mashtruan, dhe që prej atëherë Sejko nuk ka bërë asnjë deklaratë publike apo përballje me gazetarët. Për më tepër, është kritikuar për mungesën e veprimeve nga Banka e Shqipërisë ndaj kompanive të përfshira në mashtrimet me mikrokredi, duke krijuar dyshime për transparencën e tij.

Një qasje e tillë e shmangies së gazetarëve dhe montimit të intervistave është e njohur edhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili gjatë tre mandateve të tij ka preferuar t'i publikojë kronikat e tij të montuara nga zyra e shtypit të bashkisë, duke mos zhvilluar asnjë konferencë të hapur për mediat.

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme