Politika 7 September 2024, 17:45 Nga VNA

"Gazment Bardhi paralajmëron rrezikun e primareve në PD: Mundësi për destabilitet dhe anarki"

Ndaje në Whatsapp
"Gazment Bardhi paralajmëron rrezikun e primareve në PD:

Gazment Bardhi i sheh me skepticizëm primaret në PD. Procesi i paralajmëruar nga kryetari Berisha duket se nuk pritet me entuziazëm nga deputetët që lanë Bashën për t'u bashkuar me grupin e Rithemelimit.

“Një risk për të krijuar destabilitet të mëtejshëm në PD, ndaj duhet të jetë një proces i kujdesshëm, sikundër duhet të mbajë në konsideratë nevojën që ka PD për prurje të reja jashtë strukturës së partisë,” deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi në një intervistë televizive.

Në fakt, të afruar rishtas, të pritur me kritika dhe pakënaqësi nga “besnikët” e Sali Berishës, grupi i deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi nuk e ka të lehtë të përballet me një proces primaresh brenda një partie ku demokracia dhe zgjedhjet e brendshme nuk kanë qenë asnjëherë pika e fortë. Siç ka ndodhur sa herë ka pasur procese votimi brenda PD-së, fituesit kanë qenë të njëjtët me emrat që ka dashur kryetari i partisë. Madje, për këtë, zoti Bardhi ka dhe eksperiencën e tij kur ishte sekretar i përgjithshëm dhe bashkëpunëtor i afërt i ish-kryetarit Lulzim Basha.

Zoti Bardhi madje ka frikën se primaret e paralajmëruara nga Berisha mund të sjellin anarki. “Në parim, fakti që vendoset vota e anëtarit të partisë është zhvillim shumë pozitiv, por duhet kujdes që ky proces demokratizimi brenda partisë të mos kthehet në anarki, apo në një proces që destabilizon partinë, sepse në këtë moment ne kemi nevojë për stabilitet dhe bashkimin e çdo faktori dhe anëtari të partisë në çdo degë. Sikundër kemi nevojë edhe për një hapje që jo gjithmonë sigurohet përmes një procesi të brendshëm brenda partisë,” shtoi ai.

Me gjasë, primaret nuk do të sjellin as zhvillime të reja dhe as kaos në PD. Të konsideruara si model i demokracisë së brendshme për përfaqësimin e vullnetit të mbështetësve në listat e kandidatëve për deputetë, primaret në PD apo cilëndo parti shqiptare vështirë se mund të konsiderohen të tilla, jo vetëm për shkak të mungesës së demokracisë brenda një force politike, por edhe për shkak të modelit që PS dhe PD votuan së bashku disa javë më parë, atë të listave të mbyllura ku kryetari do të caktojë, si zakonisht, emrat fitues në listën e kandidatëve për deputetë.

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme