Politika 8 September 2024, 08:05 Nga VNA

PS mbledh asamblenë. Votohet kryesia dhe sekretariati

Ndaje në Whatsapp
PS mbledh asamblenë. Votohet kryesia dhe sekretariati

Partia Socialiste mbledh sot në orën 11:00 Asamblenë Kombëtare , ku do të zgjidhen  anëtarët e Kryesisë së PS-së.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të PS-së axhendën e Asamblesë. Pas fjalës së kryeministrit Rama do të vijojë votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Asambleja do të jetë ndezja e motorrëve për fushatën për zgjedhjet parlamentare të 2025 pasi  ka një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë.

Video

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme