Politika 11 Shtator 2024, 19:48 Nga VNA

Tërhiqet qeveria, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës detyrojnë Bashkim Ulajn t’u rikthejë aksesin në aksin Thumanë-Kashar

Ndaje në Whatsapp
Tërhiqet qeveria, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës

Pas 12 protestave të njëpasnjëshme, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë arritur të realizojnë kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën Thumanë-Kashar. Lajmin e bën të ditur kryetari i degës së Demokratëve Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, i cili shprehet se pas takimit që zhvilloi sot një përfaqësi e banorëve me zëvendëskryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku, kjo e fundit u ka premtuar që do t’u mundësohet hyrja dhe dalja në këtë rrugë.

“E drejta vonon, por triumfon. Qeveria tërhiqet, krutanët do të ketë hyrje dhe dalje në aksin e rruges Thumanë-Kashar Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. E tillë u kthye fal bashkërezistencës me vëllezërit të mi nga Kruja, Fushë -Kruja Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana. Pas një takimi që patëm si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku prej saj në emër të qeverisë u pranua kërkesa jonë e drejtë dhe legjitime për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar. U bë e mundur që qeveria shqiptare të tërhiqet nga izolimi që i bënë mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorëve të Krujës.

Motra dhe vëllezër krutanë! Kjo nuk është lëmoshë dhe dhuratë për ne. Është një e drejtë e mohuar nga ekzekutivi, por tashmë e fituar dhe pse me vonesë, por që ishin protestat tona sistematike, rezistenca jonë, premtimi që i bëmë njëri-tjetrin për të mos bërë asnjë hap pas, ajo që na mundësoi uljen në tavolinë sot me znj.Balluku, prej së cilës morëm premtimin që qytetarëve të Bashkisë Krujë do tu kthehet ajo që kishin; akesin (hyrje dhe dalje) në rrugën e re Thumanë-Kashar.

Veç falënderimit për secilin që na jeni bashkuar në çdo protestë, kam një mirënjohje për atë çfarë bëtë duke lënë punët tuaja të përditshme për të iu bashkuar kësaj kauze.  Të nderuar vëllezër! Pa ju nuk do ta kishim të mundur të korrnim këtë fitore. Ne e kishim bërë të qartë që nuk do të tërhiqeshim, ata e dëgjuan me zë dhe figurë, e panë përmes akteve tona, ndaj sot ishte ministrja e Transporteve Balluku që “vrau” indiferencën duke i kushtuar vëmendje këtij problemi që për në shkaktonte kosto sociale dhe ekonomike sepse Kruja është dhe një zonë turistike dhe historike.

Duke vlerësuar premtimin dhe vendimin e Ministrisë së Transporteve për t’u tërhequr nga qëndrimi fillestar dhe kokëfortë i tyre dhe dhënien e zgjidhjes, duke iu dhënë qytetarëve të Krujës mundësinë të hynë dhe dalin në aksin e rrugës Thumanë-Kashar, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta përshëndesim këtë qëndrim dhe pse të vonuar, por ndërkohë do ta monitorojmë zbatimin e tij. Vëllezër edhe njëherë FALEMINDERIT dhe MIRËNJOHJE për secilin! BASHKË ia DOLËM!” – shkruan Sabah Sheta në facebook.

Që kur u njohën me projektin banorët përdorën çdo të drejtë ligjore duke kërkuar reagimin e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për këtë hall që kishte prekur mbi 85 mijë banorë të zonës, si dhe më shumë se 2 mijë biznese. Pas shumë protestave të përjavshme dhe pëplasjeve me policinë, disa muaj para zgjedhjeve qeveria vendosi të dëgjonte banorët dhe të detyrojë koncensionarin t’u rikthejë aksesin.

Rruga Thumanë – Kashar është ndërtuar tërësisht me fondet e kompanisë private Gener 2. Edhe pse i kanë dalë disa herë në krah protestës se banorëve, asnjë nga drejtuesit apo deputetët e PD nuk e përmend emrin e kësaj kompanie me pronar Bashkim Ulaj.

Pagesa për këtë rrugë është 270 lek të reja. Edhe pse pretendohet se është totalisht investim privat, kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, kompensohet nga shteti shqiptar nëse në rrugën Thumanë – Kashar nuk kalojnë 28 mijë mjete në ditë. Kompensimi kap shifrën e 8 milionë eurove.

 

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme