Politika 11 September 2024, 22:52 Nga VNA

Lapaj kritikon avokatët e Berishës për strategjinë që zgjodhën për të mbrojtur ish kryeministrin nga akuzat e SPAK

Ndaje në Whatsapp
Lapaj kritikon avokatët e Berishës për strategjinë që

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar akuzën e SPAK ndaj kreut të PD Sali Berisha për korrupsion pasiv. Lapaj është shprehur se Prokuroria e Posaçme ka një sfidë pasi duhet të provojë 100% akuzën e ngritur ndaj ish-kryeministrit.

Ai më tej tha se ish-kryeministrin e kanë marrë në qafë avokatët, referuar kohës kur iu caktua masa e sigurisë së “arrestit të shtëpisë”.

“Qoftë dhe një çarje të vogël të ketë akuza, pra një çarje logjike të vogël, e gjitha shkon në favor të të pandehurit. Sot prokurorët me këtë që kanë bërë realisht janë në hallin që duhet ta provojnë 100% përpara Gjykatës. Nuk ka më e tha e bëri, tani duhet ta provojnë 100% atë.

Prokuorët Berishës iu dha një masë më e lehtë në fillim, ishte ajo e detyrimit të paraqitjes, dhe ai mund të bënte jetë parlamentare. Tani kur iu vendos “arrest shtëpie” avokatët e Berishës u rikthyen te çështja e fillimit, duke paraqitur 5 kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë, pra kërkonin detyrim paraqitje. Tani dy gjëra janë: ose kemi një strategji juridike të gabuar, ose z.Berisha donte të krijonte fabulën e një të burgosuri politik” - tha Lapaj në emisionin Open.

 

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme