Politika 12 September 2024, 11:16 Nga VNA

"Policinë ia ke dorëzuar krimit"/ Bardhi akuza për emërimet e Ministrit të Brendshëm

Ndaje në Whatsapp
"Policinë ia ke dorëzuar krimit"/ Bardhi akuza për

Në interpelancën me kryeministrin Rama, Gazment Bardhi hodhi akuza për emërimet që bën krimi dhe bandat në Shkodër për drejtorin e ri të Policisë Shkodër.

Duke iu referuar përgjimeve të Sky Ecc, Bardhi tha se bandat e Shkodrës komunikojnë deri në nivel ministri të Brendshëm, për të emëruar të besuarin e tyre në krye të Policisë së Shkodrës.

Fjala e Gazment Bardhit në seancë

Pasi ke qenë ekspert i inceneratorëve, ishe bërë ekspert i mbetjeve të rrezikshme. RAI të akuzoi se je i lidhur me krimin e organizuar. Si ta quajnë drejtorin e Policisë në Shkodër? Policinë ia ke dorëzuar krimit.

Si ta quajnë drejtorin e Policisë së Shkodrës?Kodi Pin i SKY ECC,  DGLL XM: O vëlla, ka llafe për atë ministrin tënd të Brendshëm…Përgjiget kodi SKY:… Po,  po kam frikë se s'e bën.…..Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.

Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër, një muaj u emërua pasi ministri i Brendshëm është përfaqësues i bandave më të rrezikshme në vend. Për çfarë e akuzon opozitën, patjetër do japësh llogari?

Kur i ke dorëzuar shtetin krimit të organizuar dhe portin, policinë, edhe përgjegjësia i ka mbetur opozitës?! Këtij i hanë të tjerët dardha pas shpine, fajin e ka opozita që e baltos me aferat korruptive e ky s’ka asnjë përgjegjësi.

 

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme