Politika 13 September 2024, 13:35 Nga VNA

Mandati i Olta Xhaçkës, zyra e BE në Tiranë: Nuk është një hap në drejtimin e duhur

Ndaje në Whatsapp
Mandati i Olta Xhaçkës, zyra e BE në Tiranë: Nuk

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar pasi vota e deputetëve socialistë pengoi për herë të tretë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës.

Delegacioni BE shprehet se ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur dhe se Kuvendi duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.

Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.”-thuhet në reagim.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme