Politika 13 Shtator 2024, 15:25 Nga VNA

SKANDALI: Ilir Meta i ka ofruar për 300 mijë euro përmes Fahri Balliut, dekoratën e lartë Sulejman Rexhepit, kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë 

Ndaje në Whatsapp
SKANDALI: Ilir Meta i ka ofruar për 300 mijë euro përmes

Sulejman Rexhepi, ish- kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut ka botuar librin e tij me kujtime, ku mes të tjerash ka një dëshmi të rëndë kundër ish- presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai dëshmon se si Ilir Meta përmes Fahri Balliut i ka ofruar një dekoratë të lartë për 300 mijë euro. Ish- kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut e ka pas të nevojshme dekoratën për shkak të imazhit të tij pro grupeve radikale islame.

Ai tregon me imtësi detajet se si i janë ofruar dhe për mënyrën se si duhen paguar këstet e dekoratës ndaj Fahri Balliut. "Nëse e do nevoja Ilir Meta do të vie edhe në Shkup dhe në sy të shkijeve do të ma dorëzojë dekoratën presidenciale. Çmimi për blerjen e dekoratës tashmë ishte caktuar, fiks 300 mij euro, kurse ceremonia spektakolare që do të përgatitej me këtë rast do të kushtonte minimum edhe nja 120 mij euro!"

Ne liber po ashtu tregon se si Fari Balliu ka dashur ta shmang Ilir Meten nga kontakti direkt.

Fahri Balliu më tërhoqi në një kënd dhe më tha që, mos të rri e mos ta takoj shum Ilir Metën, sepse, edhe ashtu është shumë i dyshimtë. Mileti do të pyesi se, çfarë i lidhë Ilir Metën me Sulejman Rexhepin? Prej kur këta dy shokë? Edhe ashtu është nën llupën amerikane si njeri më i korruptuar në vend, prandaj, gjithçka që më duhet prej tij duhet të shkojë përmes Ferdinandit dhe meje, më tha Balliu. Në libër po ashtu ka një dëshmi tjetër se si një diplomat shqiptar dhe një tjetër gazetar që ndjek aktivtetet fetare i kanë shitur një dekoratë nga ish- presidenti Trump, dhe kjo për t’i rregulluar “imazhin”. Rrëfimi i ish- kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë Veriore, ngjan tepër i sinqerte dhe i mbushur me detaje. Ky është një rast i pastër për SPAK dhe për dosjen nën hetim të Ilir Metës.

veten që dashurinë e bijve të mi ta blejë me para! Apo unë nuk po lë pas kurrfarë pjelle, djem që e duan babain e tyre vetëm për para! Edhe njëra edhe tjetra!   Javën e ardhshme, në Strugë do të takohem me Fahri Balliun dhe Ferdinan Samarxhiun, për t’ua dorëzuar ratën e parë prej 80 mij euro. Një javë më vonë do të takohemi në Pogradec, te qendra turistike “Drilon” dhe, aty do ta marrin ratën tjetër prej 70 mij euro. Aty do të caktohet dita kur do të më duhet ta jap tërë shumën kurse këta miq të mij do të ma tregojnë datën e saktë se kur do të organizohet ceremonia e ndarjes së dekoratës presidenciale enkas për mua, liderin historik të myslimanëve të Maqedonisë. Jo vetëm lider fetar, por edhe kombëtar, sepse, asnjë nga liderët, as nga politikanët, as nga veprimtarët e ndyshëm, nuk është dekoruar nga presidenti shqiptar. Ja, unë Sulejman Rexhepi, me plotë meritë – do të dekorohem nga i madhi dhe i ndershmi, ekselenca e tij, z. Ilir Meta".

Gazeta Tema

Video

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme