Politika 13 September 2024, 15:14 Nga VNA

Si po e mbron PS mandatin e Xhaçkës

Ndaje në Whatsapp
Si po e mbron PS mandatin e Xhaçkës

“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”. Kështu do shprehej  deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka gjatë një interviste për media, si mbrojtje ndaj arsyes përse bashkëshortit i saj, Artan Gaçi është shpallur investitor strategjik në Himarë. E nëse deri para dy ditësh, Xhaçkës i rrezikohej mandati. Dje shumica e deputetëve socialiste (65) abstenuan, ndërsa 9 votuan kundër të enjten në mesnatë, 25 votave pro të opozitës. Çka nuk mjaftoi  që mocioni të shkojë drejt Gjykatës Kushtetuese.  Kjo është hera e dytë që PS del kundër Gjykatës Kushtetuese, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet e shtetit” dhe janë “shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Ish-ministrja Olta Xhaçka u akuzua nga opozita se ka shkelur Kushtetutën, e cila ndalon qartësisht që një deputet të përfitojë nga të mirat publike, pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni Artan Gaçi, fitoi statusin ‘investitor strategjitë dhe iu dha e drejta e përdorimit të bregdetit për 30 vite me vendim qeverie. Por, mazhoranca pasi refuzoi fillimisht me votë të çonte mandatin e deputetes socialiste në Kushtetuese, po zvarrit prej më shumë se një viti zbatimin e vendimit të kësaj gjykate. Në janar të vitit 2023 Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj duke kërkuar që të vendosë për të kundërtën. Por, zbatimi i këtij vendimi u zvarrit prej më shumë se një viti me justifikime të ndryshme, ndërkohë që mazhoranca shfrytëzoi krizën e re në Kuvend për shkak të protestave të opozitës, si justifikim për shtyrjen e çështjes pa afat. Pas kalimit në Këshillin e Legjislacionit dhe mandateve pritej votimi dje në seancë që të shkonte ne Gjykatë Kushtetuese. Por si shkak i mos marrjes se votave të mjaftueshme  kryetarja e Kuvendit , Elisa Spiropali, tha se  do t'a çojnë për Opinion në Komisionin e Venecias. "Për të marrë një mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurrueshmërinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit"-tha Spiropali. Mbrojtje apo fitim kohe, strategjia e PS tashmë është e qartë nisur nga fakti që zgjedhjet janë një vit larg.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme