Politika 13 September 2024, 18:43 Nga VNA

Mandati i Olta Xhaçkës/ Pas kritikave të SHBA dhe BE, reagon Spiropali: Do veprojmë sapo të na sqarojë Komisioni i Venecias

Ndaje në Whatsapp
Mandati i Olta Xhaçkës/ Pas kritikave të SHBA dhe BE, reagon

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas kritikave që bënë përfaqësitë e BE dhe SHBA për shpëerfilljen që i bëri Kuvendi vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Spiropali shprehet se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, por votimi në Kuvend demonstroi sipas saj, se vendimi i GJK ka nevojë për sqarim dhe për këtë i është drejtuar Komisionit të Venecias për mënyrën e zbatimit të vendimit.

“Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

Prandaj edhe e theksova gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i Korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh.

Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme. Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë.” – thuhet në reagimin e  Spiropalit.

Përfaqësitë e BE dhe SHBA në Shqipëri e cilësuan shpërfillje nga ana e Kuvendit vendimin të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Kujtojmë se mazhoranca socialiste ka abstenuar me 65 vota, 9 kanë votuar kundër, ndërsa pro votuan 25 deputetë të opozitës.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme