Politika 13 September 2024, 17:16 Nga VNA

Mandati i Xhaçkës/ SHBA dhe BE reagojnë ashpër: Respektoni vendimet e gjykatave

Ndaje në Whatsapp
Mandati i Xhaçkës/ SHBA dhe BE reagojnë ashpër: Respektoni

SHBA dhe BE reagojnë ashpër lidhur me vendimin e Parlamentit që nuk votoi për dërgimin në Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Selitë diplomatike i tërheqin vëmendjen qeverisë dhe institucioneve që të respektojnë vendimet e gjykatave.

"Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vërejti kohët e fundit Kryetarja e Parlamentit, marrja e hapave të nevojshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është përgjegjësi qendrore e Parlamentit dhe është gjithashtu jetike për ndarjen e pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën – të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Gjykata Kushtetuese e detyronte me një vendim të mëparshëm Kuvendin të merrte vendim për cështjen. Mandati i znj.Xhaçka u kerkua nga opozita për shkak se akuzohet per konflikt interesi në rastin kur bashkëshorti i saj Artan Gaçi ish-deputet mori statusin e investitorit strategjik.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme