Politika 15 September 2024, 22:07 Nga VNA

“Free Berisha” edhe në Bruksel, Grupi Parlamentar i PD do të protestojë para Parlamentit Europian

Ndaje në Whatsapp
“Free Berisha” edhe në Bruksel, Grupi Parlamentar i PD do

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duket se do të shkojë në Bruksel për të protestuar për çështjen "Berisha". Në një intervistë për A2, deputetja demokrate Dhurata Çupi, tha se kishin nisur diskutimet për ta çuar përpara këtë organizim, ndërsa konfirmoi praninë e saj në tubimin para Parlamentit Europian.

“Është diskutuar fillimisht në Kryesi dhe më pas në grupin parlamentar. Sa kohë ka fakte që drejtësia nuk është funksionale, patjetër që do t’i bashkohem grupit parlamentar. Nuk është çështja te individi, çështja është parimi. Për zotin Berisha është cenuar çdo dispozitë ligjore dhe kushtetuese. Instrumentat për masat e sigurisë së një deputeti janë të përcaktuara qartë. Që në krye të herës kjo drejtësi dështoi dhe rrugës dështoi edhe më keq”.

Sipas Çupit, qeveria nuk duhet të përdorë drejtësinë që të luftojë opozitën. Ajo gjithashtu tha se drejtësia dështoi të provojë implikimin e ish kryeministrit.

“Nuk mund të tolerojmë që pushteti të kapë edhe drejtësinë, që në fakt duket i kapur. Ne kemi Fatmir Mediun, i cili qëllon të jetë drejtues i një partie opozitare. Me dosjen e Berishës kjo drejtësi provoi që është drejtësi e kapur politikisht dhe profesionale. Dhe kur kjo i bëhet njeriut më me influencë politike, imagjino njerëzit e thjeshtë. Paska bërë korrupsion në vitin 2006 duke i premtuar dhëndrrit që në vitin 2023 do të paguajë shërbimet shëndetësore apo të tjera. Çdo familje e madhe e me emër në Tiranë ka marrë pronën dhe ka ndërrtuar. Ligji për klthimin e pronave është miratuar në vitin 1993 dhe ka ndryshiar disa herë me çdo kryeministër tjetër" - tha Çupi ndër të tjera.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme