Politika 15 September 2024, 14:21 Nga VNA

Ervin Salianji sulmon Dashamir Shehin: Merr vota qyl nga PD dhe bën sikur ka përfaqësim

Ndaje në Whatsapp
Ervin Salianji sulmon Dashamir Shehin: Merr vota qyl nga PD dhe bën sikur

Deputeti i PD, Ervin Salianji, në një intervistë për mediat është pyetur për rrjedhjen e votës opozitare pas krijimit të grupimit të ri opozitar dy ditë më parë. Salianji solli në vëmendje Ramën kur ishte në opozitë në vitin 2013, teksa sulmoi Dashamir Shehin se merr për vota qyl nga PD.

“Partitë politike kanë ndryshime, kanë e ambicie. Opozitën nuk e dëmton kjo gjë. E dëmton nëse nuk ka program apo është apatike, nuk ka ekip, apo nuk lëviz. Nuk e shoh këtë te PD. Në 2013  kur ishte në opozitë Rama, kishte 6 parti të krijuara nga ish-ministra apo funksionarë të lartë të PS. Në zgjedhjet e kaluara ishte ky debat. Por ne duhet të bëjmë gjithçka për bashkimin ku është e domosdoshme dhe kur janë opozitë si ne. Por ata që kanë shkuar me qeverinë vetë diskreditohen dhe votat e tyre do shkojnë tek opozita. Nuk di të ketë krijuar parti zoti Alibeaj, kurse zotëria tjetër (Shehi) nuk merr asnjëherë vota, merr vota qyl nga PD dhe bën sikur ka përfaqësim. Janë lëvizje që nuk e kuptoj qëllimin”.

Salianji më tej u shpreh i sigurt për fitoren e opozitës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, besim që e bazon në pakënaqësinë qytetare dhe votën e emigrantëve. Ai gjithashtu foli për aksionin opozitar dhe tha se protestat janë në prag për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të barabarta.

“Opozita ka terren të sigurt për të fituar zgjedhjet. Protestat janë në prag. Ne do të kërkojmë qeveri teknike si garanci për të krijuar kushte për zgjedhje të lira e të barabarta, por në çdo rast ne do ta mundim. Duhet të bëjmë thirrje për çdo qytetar që është jashtë Shqipërisë të regjistrohet. Detyra jonë është të bindim qytetarët që ne jemi alternativa e duhur, të bindim strukturat dhe veten për ta mundur në çdo rrethanë Ramën.

700 mijë qytetarët që janë larguar në 10 vite, nuk besoj që janë larguar nga kënaqësia e kësaj qeverisjeje, por për shkak të pakënaqësive; sistemi arsimor, shëndetësor, pabarazia dhe mungesë merite, përballja me strukturat e kriminalizuara të shtetit. Vota e emigrantëve është në shumicën dërrmuese e opozitës”, tha deputeti demokrat.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme