Politika 15 Shtator 2024, 19:15 Nga VNA

Institucionet e drejtësisë nuk çuan ekspertë në komisionin Antikorrupsion, Xhafaj: Nuk kemi kërkuar mbështetje prej tyre

Ndaje në Whatsapp
Institucionet e drejtësisë nuk çuan ekspertë në

Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, në një intervistë për A2 është shprehur se socialistët nuk kanë kërkuar mbështetje nga drejtësia për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion.

“Nuk kemi pse t’i kërkojmë mbështetje publike Prokurorisë së Posaçme, Prokurorisë së Përgjithshme. Ky është një keqinterpretim. Ne nuk u kemi kërkuar të përfshihen te grupet e ekspertëve. Natyrisht nuk do të kishte asgjë të keqe që ne t’i thërrisnim dhe të na tregonin edhe ata problematikat, siç bëjnë në raportet që përpilojnë çdo vit. Vetë institucionet e drejtësisë kanë propozuar 200 nene që ata mendojnë se duhet të ndryshojnë. Prandaj duhet një diskutim me vetë njerëzit e drejtësisë, me të gjithë profesionistët dhe më pas në Kuvend” - u shpreh Xhafaj.

Ndryshe nga çfarë thotë Xhafaj, në projekt-vendimin për ngritjen e këtij komisioni të propozuar nga kryeministri Edi Rama, në pikën 8 të tij thuhet se pranë këtij komisioni do të ngrihen edhe grupe pune me ekspertë përfaqësues nga institucionet e drejtësisë.

“VIII. Pranë Komisionit të Posaçëm, për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjensitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj.” - thuhet në projektvendim.

Por deklarata e deputetit të PS njëherësh, vjen në një kohë kur asnjë institucion i drejtësisë nuk ka çuar ekspert në këtë komision. Madje SPAK është shprehur se nuk ka arsye për të dërguar ekspertë, pasi të gjitha problemet ligjore në lidhje me rritjen e efikasitetit të SPAK janë bërë publike në raportin vjetor. Gjithashtu edhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Gjykata e Lartë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme deri më sot nuk kanë dërguar ekspertë.

Deri më tani edhe opozita e ka kundërshtuar praninë në këtë komision. Ndërkoh përfaqësitë e SHBA dhe BE janë shprehur se do të angazhohen në komisionin që do drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Video

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme