Politika 16 September 2024, 10:33 Nga VNA

Mandati i Xhaçkës në Venecia, Peleshi: Opinioni do të vlejë për të gjitha vendimet e Kushtetueses që kalojnë në seancë

Ndaje në Whatsapp
Mandati i Xhaçkës në Venecia, Peleshi: Opinioni do të

Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi për sa i përket mandati të Olta Xhaçkës tha se ajo që ndodhi nuk është moszbatim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por një paqartësi që rrethon çështjen, në lidhje me atë se cila e drejtë prevalon.

"Të gjitha palët janë në të drejtën e tyre, e drejta e deputetit për të vendosur vetë, e drejta e zbatimit se cila është e para, ku fillon zbatueshmëria me shumë të drejtë e vlerësoj vendimin e duhur dhe të mençur për ta çuar në komisionin e Venecias.

Do të na vlente për të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese që do të kalojnë në seancë. Vijoj të mos e pranoj që është kundërshtim i Gjykatës Kushtetuese, ne vendimin e kemi trajtuar me seriozitetin që i takon, ashtu siç e kërkon ky vendim. Çfarë na këshillon Komisioni i Venecias do ta zbatojmë."

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme