Politika 16 September 2024, 14:09 Nga VNA

Hetimet e SPAK, transaksionet/ Berisha: Jemi familje solidare

Ndaje në Whatsapp
Hetimet e SPAK, transaksionet/ Berisha: Jemi familje solidare

Në një konferencë për mediat, nga arresti në shtëpi, kreu i PD, Sali Berisha komentoi dosjen e SPAK mbi akuzat që rëndojnë ndaj  familjes Berisha mbi çështjen "Partizani" u justifikua duke thënë se transaksionet lidhen me faktin që janë familje solidare.

"Jemi familje me solidaritet të madh dhe për sa i përket pagesës për avokatët janë pagesa që janë bërë siç thua ti por janë të gjitha hua të 4 personave që janë në procesin e shpalljes "non grata" nga ShBA.

Lidhur me ndonjë transfertë që ka bërë Malltezi me porosi të Argita Malltezit kur kjo nuk ka qenë në Shqipëri i kanë zgjidhur të gjitha më mbrapa.

Nuk ka asnjë shkelje ligjore. Për ata që mendojnë se është rryshfet solidariteti familjar - ata nuk e dinë ça është familja. Se mund të jenë prindër- po prindër nuk janë"-tha Berisha.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme