Politika 17 Shtator 2024, 15:16 Nga VNA

Pushteti i Sali Berishës në favor të interesave të familjes, ja si e arsyeton SPAK

Ndaje në Whatsapp
Pushteti i Sali Berishës në favor të interesave të familjes,

Pas rrëzimit të tij nga pushteti në vitin 1997, pakkush e besonte se Sali Berisha do të ringrihej dhe të drejtonte shtetin, këtë herë si kryeministër. Çelsi i suksesit të fushatës së tij “me duar të pastra” ishte premtimi për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Premtim, që sipas dosjes së SPAK, nuk zgjati as sa viti i parë i ushtrimit të detyrës së shefit të qeverisë. Zanafilla është rikthimi pas qëndrimit disa vjeçar në Kosovë të vajzës dhe dhëndrit dhe nisja e aktivitetit të tyre në Shqipëri.

Pikërisht në këtë kohë, SPAK argumenton në dosjen hetimore ndaj ish-kryeministrit, të cilin e akuzon për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, se familja e tij fillon edhe “lulëzimin ekonomik”.

“Në vitin 2005, pasi shtetasi Sali Berisha zgjidhet kryeministër i Republikës së Shqipërisë, konstatohet se shtetasi Jamarbër dhe Argita Malltezi, të cilët rezultojnë të kenë qenë të punësuar pranë UNMIK Kosovës, fillojnë të zhvillojnë pjesën më të madhe të aktivitetit të tyre në Shqipëri. Jamarbër Malltezi në muajin janar 2006 konstatohet se është përfshirë në një projekt të rëndësishëm, duke mbajtur edhe pozicionin e koordinatorit të projektit “Menaxhimi i integruar dhe pastrimi i zonës bregdetare” me financim në shumën e 950,000 USD midis Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Ministrisë së Financave dhe duke u atashuar me zyra pranë Ministrisë së Punëve Publike.

Argita Malltezi nga ana tjetër ka vendosur të ushtrojë profesionin e avokates, siç edhe deklaron Flutura Kola, me të cilën nga viti 2005 kanë krijuar një shoqëri të thjeshtë, të cilën kanë dashur ta regjistrojnë në Dhomën e Avokatisë,” thotë SPAK.

Prokurorët argumentojnë më tej se Jamarbër Malltezi dukshëm konstatohet si një person që mbarte pushtet, për shkak të lidhjeve familjare të tij. SPAK argumenton se, me qëllim ruajtjen e imazhit të një politikani që nuk është pasuruar asnjëherë, Sali Berisha nuk do të rrisë formalisht pasurinë e tij dhe ky përfitim do të kalonte tek shtetasi Jamarbër Malltezi, i martuar me Argita Malltezin, vajzën e shtetasit Sali Berisha. -“Siç rezulton nga hetimi, aksesi në pasuritë e shtetasve Malltezi është i përhershëm nga familja Berisha dhe jo thjesht shfrytëzimi i pasurive të tyre për akomodim, por edhe përdorimi i shumave monetare, në vlera që, duke pasur parasysh nivelin ekonomik të një politikani shqiptar mbështetur vetëm në pagën e tij, nuk justifikohen”, arsyeton SPAK.

Sipas prokurorisë, Berisha ka përfituar avantazhe të padrejta edhe në kuadrin e fushatës zgjedhore të vitit 2013, kohë kur u votua për mandatin e dytë.

SPAK arsyeton se në kohën që Berisha ishte në pushtet, ka favorizuar dhëndrin në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani dhe në këmbim e akuzon Sali Berishën se ka pranuar përfitime të parregullta.

Ja si e arsyeton SPAK ndëshkimin e korrupsionit të politikanit në kuadrin e veprës penale të korrupsionit, mbi të gjitha me synimin që të mbrohet transparenca, drejtësia dhe paanësia në procesin vendimmarrës, nga manovrat korruptive të tyre. Në këtë rast, evidentohet me përgatitjen e kushteve për konkludimin me sukses të kthimit të pronave, duke ushtruar pushtetin dhe rolin e tij në propozimin e projektligjeve, projektvendimeve, në bashkëpunim me aleatët e vet politikë dhe në vijim fitimin e pushtetit mbi Agjencinë e Kthimit të Pronave, emërimin e personave të besuar në pozicione kyçe, duke shfrytëzuar kompetencat e këtyre të fundit, nëpërmjet presionit të ushtrimit të pushtetit të tij qeverisës.”

“Në rastin konkret, Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit të RSH-së me detyrë për t’u shërbyer qytetarëve, ka zgjedhur t’i japë ligjeve dhe akteve nënligjore formën që i përshtatet interesave të familjes së tij,” argumenton më tej SPAK.

Kjo është një pjesë e narrativës së dosjes së prokurorëve të SPAK për çështjen Berisha. Sigurisht që është e vështirë të klasifikosh në mënyrë të detajuar dhe të plotë përfshirjen e ish-kryeministrit në aferën e klubit Partizani, ashtu edhe në zinxhirin e lidhjeve familjare apo nepotike që çuan në rritjen e pajustifikuar të pasurisë për familjen e tij. Siç evidentohet në dosjen e SPAK, asnjë nga dëshmitarët e thirrur në këtë proces për të dëshmuar "nuk mban mend asgjë," duke rritur dyshimet se pas kësaj "humbjeje të memories" qëndron frika ose presioni për të mos folur për një familje të pushtetshme, e cila ende mban dhe lëviz fort fijet e opozitës.

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme