Politika 16 September 2024, 21:00 Nga VNA

Zyrtarja e Lartë e DASH takon Altin Dumanin: Mbështetje e SHBA për SPAK dhe institucionet e pavarura shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Zyrtarja e Lartë e DASH takon Altin Dumanin: Mbështetje e SHBA

Zyrtarja e lartë e Departametit Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland, është takuar ditën e sotme me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë thuhet se Colleen Hyland, drejtoreshë e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së ka shprehur mbështetjen e SHBA për SPAK dhe institucionet e pavarura shqiptare, duke thënë se reforma në drejtësi ka një rol vendimtar në avancimin e rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë.

“Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtoreshë e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, u takua me Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme