Politika 16 September 2024, 20:16 Nga VNA

Krijoi grupimin e ri politik, Alibeaj: Të çajmë sistemin politik Rama-Berisha. Lë derën e hapur për Bashën me një kusht

Ndaje në Whatsapp
Krijoi grupimin e ri politik, Alibeaj: Të çajmë sistemin

Deputeti, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për A2 ka folur për formacioni i ri politik që u krijua para 3 ditësh dhe mënyrën sesi do të funksionojë. Alibeaj tha se mbështetja ndaj drejtësisë, mbajtja e raporteve të shëndetshme me partnerët ndërkombëtarë, listat e hapura dhe asnjë lidhje me PS-në e Ramës e PD-në e Berishës janë modeli ku do të mbështetet ky formacion.

“Është strukturim i qëndrimeve individuale që sjell disa efekte; i pari është qëndrimi në parlament. Të bëjë dallimin nga një segment tjetër i opozitës që është i Berishës që ka trajektoren e tezat e veta politike. Për të bërë një grupim tjetër brenda parlamentit. Elementi i dytë; PD në këto vite ka krijuar distancë të madhe me ndërkombëtarët, ndaj ishte domosdoshmëri të krijohej ky grup që të gjejmë raportet që opozitat duhet të kenë me ndërkombëtarët. E treta; të japim shembullin që në zgjedhjet e pritshme ajo që është e nevojshme të ketë një përfaqësim të vetin, që do të thotë secili nga grupimet të mund të mbledhë në një grup elektoral atë pjesë të shoqërisë që është refuzuese ndaj dy tjerëve”.

Alibeaj tha se edhe Basha e ka derën e hapur për t’iu bashkuar grupimit të tij politik, nëse ndan të njëjtat qëndrime. Sipas tij, objektivi kryesor është çarja e sistemit politik të Ramës e Berishës.

“Nuk jemi grupim as hermetik, as me teka politike, por i hapur që plotëson këto elementë Mbështetja ndaj drejtësisë, mbajtja e raporteve të shëndetshme me partnerët ndërkombëtarë  dhe lista të hapura dhe nuk na lidh asgjë me PS e Ramës e PD me Berishës. Kushdo që e vlerëson, e ndjen dhe e ka detyrim në këtë moment të vështirë të japë kontributin e vet, absolutisht po, jo vetëm për të por për këdo tjetër që vjen nga opozita. Synimi ynë është të çahet sistemi politik që ka mbërthyer Edi Rama me Sali Berishën. Duke qenë në gjatësi vale me publikun shqiptar, shqiptarët duan sistem e lista të hapura, t’i jepet mundësia çdo shqiptari të ndëshkojë këtë situatë të spektrit politik me formacione të vjetra. Njerëzit janë të etur për të ndëshkuar korrupsionin dhe për të mbështetur drejtësinë. Hapje për flukse të reja jashtë parlamentit. Janë shqiptarët që do thonë fjalën e fundit”, tha Alibeaj në A2.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme