Politika 17 September 2024, 15:53 Nga VNA

Edi Rama synon fitore të thellë në zgjedhjet e 2025-ës, fokus te vota e diasporës

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama synon fitore të thellë në zgjedhjet e 2025-ës,

Kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, në një takim që zgjati nga ora 14:00 deri në 15:20. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e votës së diasporës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe kërkoi angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për të siguruar pjesëmarrjen e lartë të emigrantëve shqiptarë.

Synimi i Kryeministrit nuk është vetëm sigurimi i një mandati të katërt, por edhe arritja e një rezultati më të thellë dhe me një diferencë të madhe krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Takimi u përqendrua në organizimin dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, me qëllim mobilizimin e votuesve të diasporës dhe garantimin e pjesëmarrjes së tyre masive në procesin zgjedhor.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme