Politika 19 September 2024, 18:30 Nga VNA

Qeveria miraton projektligjin për punën e detyruar në shtet: Do ta kundërshtojnë studentët e mjekësisë?

Ndaje në Whatsapp
Qeveria miraton projektligjin për punën e detyruar në shtet: Do

Studentët e mjekësisë, pas përfundimit të studimeve universitare, do të jenë të detyruar të punojnë për tre vite në sistemin shëndetësor publik në Shqipëri për të marrë diplomën. Për ata që nuk duan t’i përmbahen këtij kushti, do të kërkohet një tarifë prej 5,000 eurosh për t’u pajisur me diplomën.

Projektligji u miratua sot në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë për shkak të ditës së shpallur zie nga Partia Demokratike në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Diskutimet për këtë ligj rinisën pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin, duke vendosur që afati 5-vjeçar për detyrimin e punës ishte disproporcional.

Pavarësisht protestave dhe kundërshtimeve të studentëve, qeveria nuk tërhoqi nismën dhe propozoi një afat të ri: 3 vite për ata që fillojnë studimet nga e para, 2 vite për studentët e vitit të dytë deri të katërt, dhe 1 vit për ata në vitin e pestë dhe të gjashtë.

Kur ligji u propozua për herë të parë, studentët e mjekësisë protestuan duke argumentuar se kjo ishte një kufizim ndaj të drejtës së tyre kushtetuese për të zgjedhur vendin e punës. Shumë ekspertë arsimi e konsideronin ligjin si një zgjidhje të gabuar për të frenuar largimin masiv të mjekëve drejt vendeve të BE-së, duke theksuar se mbajtja e tyre në Shqipëri duhet të realizohet përmes politikave të duhura motivuese.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse studentët e mjekësisë do të reagojnë sërish, pasi qeveria miratoi projektligjin me ndryshime që përsëri privojnë të drejtën e diplomimit pa punuar më parë për shtetin.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme