Politika 19 September 2024, 17:27 Nga VNA

Dorëheqja e Elsa Toskës nga Kushtetusja dhe dosjet e nxehta në gjykim, nga Berisha tek Pëllumb Gjoka

Ndaje në Whatsapp
Dorëheqja e Elsa Toskës nga Kushtetusja dhe dosjet e nxehta në

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen. Burimet thonë se ajo është dorëhequr për arsye personale.

Me ikjen e Toskës, gjykata mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë. Kjo situatë pritet të komplikojë vendimmarrjet pasi në rast të një vendimmarrje me 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim.

Burimet për VNA thanë se Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe kërkesa është depozituar në protokoll.

Toska largohet në kohën kur në Gjykatën Kushtetuese pritet të shqyrtohen çështje shumë të rendësishme siç është dosja Berisha apo rasti i biznesmenit Pëllumb Gjoka ku diskutohet per vlefshmërinë e përgjimeve të Sky ECC.

Kujtojmë se gjytarja Elsa Toska kishte në shqyrtim edhe çështjen e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme