Politika 20 September 2024, 17:10 Nga VNA

Këlliçi: Veliaj kërcënon SPAK me dosjen e prokurorit të Vlorës

Ndaje në Whatsapp
Këlliçi: Veliaj kërcënon SPAK me dosjen e prokurorit
  • Sipas ish deputetit të PD në dosje dalin emra gjyqtarësh, prokurorësh, ministrash, ish-ministrash të përfshirë në trafik droge, krim të organizuar e korrupsion.

Gjatë ditës së sotme opozita mbajti  protestën e 26-të para bashkisë së Tiranës. Të pranishëm përfaqësues politik por edhe këshilltar bashkiak të PD dhe PL përsëritë në thirrjen ndaj SPAK për hetimin e aferave të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se Erion Veliaj po kërcënon hetuesit me dosjen e prokurori të Vlorës të arrestuar. Këlliçi: "A mos vallë ju prokurorë të SPAK ju mban peng Erjon Veliaj me dosjen e prokurorit të Vlorës me përgjimet që janë në dosjen e prokurorit të Vlorës? Mos keni dhënë vendim gjykate që mos publikohet kjo dosje? Se në atë dosje dalin emra gjyqtarësh, prokurorësh, ministrash, ish-ministrash të përfshirë në trafik droge, krim të organizuar e korrupsion. Klodian Braho nuk e sheh që 5 D është shtabi elektoral i Veliajt dhe as porositë që i lë Gjykata e Apelit të Posaçëm ku rezulton një foto e Veliajt me administratorin e 5D Nestor Muhametllari me dy drejtorë të tjerë bashkish duke inspektuar punimet e hotelit në Durrës. Me një ndërkombëtar po merrem. Ai quhet Caro Bollino, po ndërkombëtar që nuk e di; është italian apo tirans i vjetër? I cili ka dalë pronar i 4 mijë metrave katror trualli në mes të Tiranës te familja Begeja. i Njëjti Carlo që nga mëngjesi në darkë godet familjen Begeja dhe Jamarbër Malltezin pse ka marrë 400 metra katrorë truall që i takonin familjes së tij". Në përfundim të protestës, Këlliçi njoftoi gjithashtu edhe ndryshimin e ditës së protestës në solidarizim me besimtarët myslimanë, për t'a zhvilluar atë ditën e premte.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme