Politika 20 September 2024, 19:11 Nga VNA

Kosova mbledh miliona nga këngëtarët, Shqipëria mbështetet te koncertet e sponsorizuara

Ndaje në Whatsapp
Kosova mbledh miliona nga këngëtarët, Shqipëria

Tatimet e Kosovës mblodhën 2.3 milionë euro vetëm nga këngëtarët, ndërsa në Shqipëri dimë vetëm për mbështetjen që u japin bashkitë dhe kryeministri për koncertet.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se për periudhën janar-gusht 2024, vetëm nga këngëtarët ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro.

Sipas ATK-së, kjo përbën një rritje të konsiderueshme në deklarimin dhe pagesën e tatimeve nga këngëtarët dhe performuesit e tjerë të industrisë muzikore. ATK ka intensifikuar monitorimin e të ardhurave të këngëtarëve, përfshirë performancat live, kontratat e menaxhimit, si dhe të ardhurat nga burime të tjera.

"Rritja është rezultat i masave të reja të zbatuara nga administrata për të konsoliduar aktivitetet dhe për të siguruar një monitorim intensiv të këtij sektori. Të ardhurat e kësaj periudhe janë më të larta me gjysmë milioni euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Administrata Tatimore synon të sigurojë trajtim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë tatimpaguesit, duke krijuar një mjedis të favorshëm për të gjithë. Kjo nismë është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të rritur të ardhurat buxhetore dhe për të përmirësuar transparencën financiare në sektorin e muzikës, duke inkurajuar të gjithë artistët të respektojnë detyrimet e tyre tatimore. Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë këngëtarët dhe artistët që kanë përmbushur obligimet e tyre dhe inkurajon të tjerët të ndjekin të njëjtin shembull për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit,” – thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ndërkohë, në Shqipëri nuk bëhet publike asnjë e dhënë për të ardhurat që mblidhen nga taksat që paguajnë këngëtarët. Shumë prej koncerteve gjatë muajve të verës mbështeten nga bashkitë e vendit dhe reklamohen në faqet e rrjeteve sociale të kryeministrit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme