Politika 20 September 2024, 18:25 Nga VNA

Luçiano Boçi heq përgjegjësitë nga vetja: Bogdani duhej të ishte pjesë e elitës politike të PD

Ndaje në Whatsapp
Luçiano Boçi heq përgjegjësitë nga vetja: Bogdani

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH është shprehur se ish-deputeti Gerti Bogdani i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak, duhej të ishte pjesë e elitës politike të së djathtës shqiptare.

Boçi shtoi se Gerti Bogdani duhej të ishte në radhët e Partisë Demokratike qoftë në formën duke e thirrur dhe se duhej të ishte nga personat dhe figurat më të vlerësuara në Partinë Demokratike.

“Po, ka një pikëpyetje të tillë! Unë besoj se edhe këtu Gerti ishte në atë thjeshtësinë dhe në atë natyralitetin e tij politik. Nuk imponohej. Gerti nuk kërkonte karrierë, nuk ishte nga ata ambiciozët të papranueshëm nga një forcë politike që bën gjithçka, të kapim atë që ata pretendojnë. Ai kërkonte që gjithçka të vinte me normalitet në bazë të vlerësimeve dhe atyre parimeve që ekzistojnë dhe Gerti në radhën e parë të atyre personave që vërtet kjo nuk është hipokrizi, vërtet ishte i vlerësuar dhe i kërkuar nga të gjithë ne personalisht. Ndoshta është momenti për të bërë “mea culpa”. Dhe duhet ta pranojmë; po, Gerti duhet të ishte pjesë e elitës politike të Partisë Demokratike, në një formë apo një tjetër, në një formë, i thirrur apo i vetëofruar. Nuk ka rëndësi fare. Po jo se ai nuk ishte në konsideratën dhe mendjen e elitës së Partisë Demokratike në momentet zgjedhore të saj dhe unë besoj se do të ishte nga personat dhe figurat më të vlerësuara”, u shpreh Boçi.

Kjo deklaratë do të ishte normale për një person që është një aktivist i thjesht politik. Ndërsa e thënë nga Luçiano Boçi i cili nuk gjen asnjë përgjegjësi tek vetja tingullon pak e çuditshme. Kjo për faktin e thjesht se është një nga nënkryetarët e Partisë Demokratike dhe një nga eksponentët kryesor në këtë forcë politike. Rolin dhe kompetencat i kishte për t’ia ofruar mundësinë Bogdanit për të qenë pjesë e elitës së PD.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme