Politika 21 September 2024, 15:30 Nga VNA

Lezha refuzon Gjekmarkajn për drejtues politik, militanti i PD-së: Nuk dalim në fushatë!

Ndaje në Whatsapp
Lezha refuzon Gjekmarkajn për drejtues politik, militanti i PD-së: Nuk

Pas thuajse dy javësh në betejë për dosjen e SPAK për familjen Berisha, PD ka nisur të organizohet për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme. Gaz Bardhi, Ervin Salianji apo ndonjë tjetër kanë nisur takimet në bazë, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Flamur Noka, ka prezantuar në Lezhë drejtuesin politik të qarkut, Agron Gjekmarkaj.

Por duket se demokratët e Lezhës nuk e kanë mirëpritur zotin Gjekmarkaj si drejtues. Ish-numri dy i PD gjatë kohës kur kjo parti drejtohej nga Lulzim Basha duket se nuk i bind lezhjanët se është figura e duhur për të marrë rezultatet e dëshiruara në zgjedhjet e ardhshme. Në mbledhjen e prezantimit ka pasur kundërshti të forta lidhur me emërimin e zotit Gjekmarkaj. VNA ka siguruar një nga momentet kur një anëtar i kryesisë së PD në Lezhë nuk e pranon kandidaturën e Agron Gjekmarkajt, aq më tepër (siç thotë ai) që me listat e mbyllura, kjo do të thotë se interesi për të bërë fushatë do të jetë zero.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme