Politika 21 Shtator 2024, 19:12 Nga VNA

Urdhri Bektashi, shtet sovran në Shqipëri, Baba Mondi: Do jemi fener i tolerancës fetare, kundër ekstremizmit dhe radikalizmit

Ndaje në Whatsapp
Urdhri Bektashi, shtet sovran në Shqipëri, Baba Mondi: Do jemi fener i

 

  • “Urdhri do të shërbejë si një shtëpi shpirtërore për besimtarët Bektashinë anembanë globit, duke u ofruar atyre një vend strehimi dhe përfaqësimi, edhe nëse ata nuk janë qytetarë zyrtarë”.

Shqipëria mund t’i japë sovranitet Urdhrit Bektashi. Krijimi i Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi pasqyron modelin e Vatikanit, duke i lejuar Urdhrit të qeverisë punët e veta në mënyrë të pavarur.

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur edhe si Baba Mondi, kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, shpjegon për Report TV atë që paralajmëroi Rama.

Sipas tij krijimi i Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi do t’i japë autonominë “për të vazhduar punën tonë pa ndërhyrje, duke na mundësuar të qeverisim çështjet tona fetare dhe administrative njëlloj si Vatikani. Për besimtarët tanë, kjo nuk ka të bëjë me pushtetin politik apo blerjen e tokës”. Për këtë, ai shpjegon se shtetësia në Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet tek anëtarët e klerit dhe ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt në administrimin e shtetit.

Madje, kreu i Urdhrit Bektashinj thotë se “Urdhri do të shërbejë si një shtëpi shpirtërore për besimtarët Bektashinë anembanë globit, duke u ofruar atyre një vend strehimi dhe përfaqësimi, edhe nëse ata nuk janë qytetarë zyrtarë”.

Ekstremizmi

Sipas kreut të Urdhrit Bektashinj “me sovranitetin tonë të njohur, ne jemi në një pozicion më të fortë për t’iu kundërvënë ideologjive radikale që kanë pllakosur, jo vetëm botën myslimane, por komunitetet globale në përgjithësi. Ne do të angazhohemi aktivisht në bashkëpunimin ndërfetar, do të zgjerojmë programet arsimore dhe do të nxisim shkëmbimet kulturore që promovojnë tolerancën dhe bashkëjetesën paqësore”- ndaj dhe ai thotë se “planifikojmë të bashkëpunojmë ngushtë me partnerë ndërkombëtarë, duke përfshirë vende të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe vende në të gjithë Lindjen e Mesme, të cilët kanë shprehur mbështetje të fortë për këtë nismë”.

Ndërkombetarët

Vendet që mbajnë role udhëheqëse në botën islame, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari kanë një mundësi për të përforcuar angazhimin e tyre për të promovuar interpretime të moderuara dhe paqësore të Islamit, duke mbështetur traditën tonë paqësore Shiite Sufi. Për më tepër, kombet që përballen me tensione të brendshme fetare ose ekstremizëm, si Kina, e cila po përballet me një kërcënim në rritje militant islamik në Xiangjiang, mund të shohin vlerën në përafrimin me Shtetin Sovran të Urdhrit Bektashi, pasi ne ofrojmë një rrugë për të adresuar këto sfida, pa inkurajimin e ndarjes ose radikalizimit.

Fetë e tjera

Urdhri Bektashi ka një traditë të gjatë të dialogut ndërfetar dhe me këtë status të ri, ne synojmë të zgjerojmë përpjekjet tona në nivel global. Ne do të punojmë ngushtë me komunitetet e krishtera, hebraike dhe të tjera myslimane për të nxitur mirëkuptimin, respektin dhe bashkëpunimin ndërmjet besimeve të ndryshme. Nëpërmjet nismave arsimore, shkëmbimeve kulturore dhe programeve të përbashkëta, ne shpresojmë të kapërcejmë ndarjet dhe të promovojmë paqen. Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi do të shërbejë si një platformë globale për dialogun ndërfetar, duke inkurajuar respektin midis traditave të ndryshme fetare dhe kulturore.

Skeptikët

Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi do të jetë një fener i këtyre vlerave dhe ftoj skeptikët ta shohin këtë si një mundësi për të gjitha kombet dhe besimet që të bashkohen në emër të paqes.

Statusi

Sipas tij, statusi duhet pasi “Bota po përballet me një rritje të intolerancës fetare, radikalizmit dhe ekstremizmit. Tani është koha për të ngritur zërat që promovojnë paqen dhe mirëkuptimin. Qeveria shqiptare e kupton nevojën kritike për të mbrojtur zërat e moderuar fetarë. Me sovranitet, ne mund të udhëheqim me shembull, duke treguar se besimi mund të jetë një mjet i fuqishëm për paqen në botën moderne. Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi nuk është vetëm një dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj tolerancës fetare, por edhe një hap jetik drejt stabilitetit dhe harmonisë globale”.

Video

Në kraterin Halema‘uma‘u të vullkanit Kīlauea në Hawai ka nisur një shpërthim i ri më 7 dhjetor. Shatërvanët e lavës nga dy ventet e vullkanit kanë arritur mbi 300 metra lartësi. Tefra e nxehtë ka shkatërruar një kamerë monitorimi rreth 500 metra larg, ndërsa venti jugor vazhdon ende të shpërthejë. Vullkani po nxjerr mbi 50,000 tonë gaz dioksid squfuri në ditë dhe plumi i tymit është ngritur mbi 6,000 metra. Autoritetet kanë paralajmëruar se era mund të çojë hi dhe grimca të imta qelqi drejt zonave të banuara.

Bethlehem ndezi pemën e Krishtlindjeve për herë të parë pas dy vitesh — një sinjal i rikthimit të shpresës në qytetin e shenjtë në Bregun Perëndimor.

New South Wales në bregun jug-lindor të Australisë, po përballet me një krizë serioze zjarresh. Sipas autoriteteve: • Janë regjistruar më shumë se 50 zjarre aktive në të gjithë shtetin.  • Një valë të nxehtësie ekstreme — me temperatura deri në 42 °C — ka përshpejtuar përhapjen e flakëve.  • Situata emergjente detyroi autoritetet të nxisin evakuime në masë për mijëra banorë në zonat më të rrezikuara, përfshirë zonën e Central Coast dhe bregdetin afër.  • Deri tani, disa shtëpi janë shkatërruar — ndër to në zonën e Koolewong, ku flakët përfshinë lagje banimi.  • Një numër i madh ekuipazhesh –, me qindra zjarrfikës dhe mjete zjarrfikëse – janë angazhuar për të frenuar shpërthimet. 

Tifozët e Tiranës "ndezin" kryeqytetin në prag të derbit me Partizanin, që starton në 18:00

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme