Politika 22 September 2024, 15:24 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese nuk shprehet për kompensimin e profesioneve të lira

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese nuk shprehet për kompensimin e profesioneve të

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e qeverisë për plotësimin e vendimit të mëparshëm të kësaj gjykate që shfuqizoi taksimin 15% të profesioneve të lira. Kështu kushtetuesja i ka mbyllur dyert kompensimit të subjekteve që kishin parapaguar këstin e parë.

Gjykata Kushtuese është shprehur se vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Thënë ndryshe praktikisht nuk do të ketë kompensimin për 6,541 subjekte të profesioneve të lira, të cilët kishin parapaguar rreth 5 milion euro tatim mbi të ardhurat.

Në 16 shtator 2024 kur Kushtetuesja nxori vendimin në fjalë, deputetja e partisë demokratike Jorida Tabaku në të njëjtën ditë depozitoi në Kuvend një projekt ligj për të kompensuar profesionistë e lirë që kana parapaguar tatim fitimin 15%, si dhe fshirjen nga sistemi të detyrimeve tatimore së bashku me kamatevonesat që janë krijuar nga zbatimi për disa muaj i ligjit të shfuqizuar.

Ky propozim është e vezmja shpresë për profesionet e lira të marrkn mbrapa lekët që kanë paguar. Edhe pse vendimi i dytë i Kushtetues për hyrjen në fuqi të vendimit të shfuqizimit të taksimit pas botimit në fletoren zyrtare, mund të përdoret si arsy nga qeveria për të mos bërë kompensimin e atyre profesionistëve të lirë që e parapaguan këstin e parë të tatimit mbi të ardhurat personale.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme