Politika 23 Shtator 2024, 16:12 Nga VNA

Drafti i ri i KQZ-së për votën e emigrantëve dhe pikëpyetjet mbi sigurinë e të dhënave personale

Ndaje në Whatsapp
Drafti i ri i KQZ-së për votën e emigrantëve dhe

Më 26 korrik 2024, Parlamenti miratoi me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndryshimet përfshijnë një element të ri – votën e Diasporës. Për të siguruar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, duket se ka nisur puna seriozisht. Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar një draft për rregullat e regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe për përgatitjen e listës së zgjedhësve.

Bazuar në këtë dokument, votuesit duhet të regjistrohen online. Regjistrimi nis 120 ditë para zgjedhjeve dhe mbyllet 68 ditë para ditës së votimit. Ndër të tjera, drafti specifikon dokumentet që çdo emigrant duhet të dorëzojë tek KQZ për të marrë pjesë në votime. KQZ pritet të ndërtojë një aplikacion të quajtur PER, përmes të cilit emigrantët regjistrohen dhe bëjnë kërkesën për regjistrim.

“Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë individuale për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim”, thuhet në draft. Aplikacioni pa pagesë do t’u mundësojë shqiptarëve që jetojnë jashtë të regjistrohen, duke përfshirë të dhënat si adresa e shtëpisë në shtetin ku jetojnë, kontrata të banesës etj. Këto detaje private do të mundësojnë verifikimin që ata jetojnë jashtë vendit. Në këtë mënyrë, KQZ do të krijojë listën e zgjedhësve jashtë Shqipërisë.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të realizohet në praktikë votimi dhe si do të numërohen votat në Shqipëri. Edhe pse procesi duket në dobi të emigrantëve, një pyetje mbetet ende pa përgjigje: nisur nga precedentët që ka vendi ynë në lidhje me ruajtjen e të dhënave private, a do t’i besojnë emigrantët këto të dhëna KQZ-së? Kjo mbetet për t'u parë.

Për këtë, VNA ka publikuar draftin ku KQZ ka njoftuar se do të kryejë hapin e parë për votën e emigrantëve dhe të dhënat e domosdoshme për këtë proces.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

KOMISIONI RREGULLATOR

Tiranë më protdate

Nr. protnumber

Data: DD MM VVVV Nr:000-000 Ora: HH:MM

P R O J E K T V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR REGJISTRIMIN E ZGJEDHËSVE NGA JASHTË

VENDIT DHE PËRGATITJEN E LISTËS SË ZGJEDHËSVE

Në mbështetje të nenit 20, pika 1, shkronja “dh”, nenit 25, pika 1, 5, dhe 12, nenit 46, pika 3, të

Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me

propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator

V E N D O S I:

I. Rregulla të përgjithshme

1. 2. Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron

të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në

listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim.

Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit realizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

(KQZ).

II. 1. Paraqitja e kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë vendit, afatet dhe dokumentacioni

shoqërues

Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në

listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sipas

procedurave të përcaktuara në këtë vendim. Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës

së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.

Data: dd mmvvvv Nr: 123-456

Ora: hh:mm

Për miratimin e rregullave për regjistrimin e

zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës

së zgjedhësve

1

2. 3. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton publikisht për hapjen e procesit të hartimit të listës së

zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit jo më vonë se 10 ditë përpara fillimit të këtij procesi.

Kërkesa kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, nga këtu e vijim në këtë vendim

referuar si “PER” e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

PER është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin. Zgjedhësit do t’i jepet mundësia ta shkarkojë

këtë platformë si në versionin desktop, ashtu edhe në atë mobile pa qenë i kushtëzuar nga lloji i

pajisjes elektronike që do të përdorë.

Paraqitja e kërkesës në PER bëhet duke krijuar një llogari në këtë platformë nga vetë zgjedhësi.

Krijimi i llogarisë dhe hyrja në të në vijim sipas rastit bëhet nëpërmjet përdorimit të 3 (tre) faktorë

autentifikimi. Njëri prej faktorëve autentifikues duhet të jetë biometrik me njohje të fytyrës (ang.

face recogniton) faktori tjetër është një kod unik i përkohshëm 6 shifror që i dërgohet zgjedhësit në

numrin e tij të telefonit mobil dhe email, si dhe faktori i tretë është Numri Personal i Identifikimi

(NID) i zgjedhësit dhe fjalëkalimi.

Pasi ka krijuar llogarin e tij në PER, për t’u regjistruar, zgjedhësi hyn në këtë llogari dhe ndjek këto

hapa:

a) Skanon përmes PER një dokument të vlefshëm identifikimi të lëshuar nga Republika e

Shqipërisë, pasaportë për jashtë shtetit, ose letërnjoftim. PER lexon dhe ngarkon

automatikisht në platformë të dhënat që përmban dokumenti i identifikimit. Nëse për arsye

të ndryshme këto të dhëna nuk ngarkohen automatikisht, atëherë zgjedhësi i ngarkon ato në

PER në mënyrë manuale.

b) Ngarkon në PER të paktën një nga dokumentet e listuar më poshtë që vërteton qëndrimin e

tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

i. certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës që provon

pronësinë e banesës;

ii. vërtetim banimi ose dokument tjetër ekuivalent i lëshuar nga organe shtetërore

të vendit të rezidencës, ku përcaktohet adresa e banimit.

iii. iv. v. vi. vii. viii. kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

kontratë kredie për blerje të banesës;

kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;

kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;

dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili

vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp

emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;

c) Ngarkon në PER të dhënat e mëposhtme:

i. iii. adresën personale të postës elektronike (email);

ii. numrin e celularit personal;

adresën e banimit e cila duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna: shtetin, kodin

postar, qytetin, emërtesën e rrugës, numrin e banesës, elemente të tjera të adresës

(nëse ka).

III. Shqyrtimi i kërkesave dhe regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë vendit

Data: dd mmvvvv Nr: 123-456

Ora: hh:mm

Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve

nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve 2

1. PER përmes ndërveprimit në kohë reale me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC),

kontrollon saktësinë dhe përputhshmërinë e të dhënave të zgjedhësit që u përftuan sipas pikës 3,

shkronja “a”

, të kreut II, të këtij vendimi.

2. Të dhënat e identitetit të shtetasit kërkohen të verifikohen nga KQZ në Regjistrin Kombëtar të

Gjendjes Civile dhe, nëse ato janë të njëjta, bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile

(DPGjC) regjistrimi në RKGjC i adresës së shtetasit që voton jashtë vendit në një rubrikë të

veçantë.

3. Nëse këto të dhëna janë të sakta dhe përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës, PER

do t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se kërkesa e tij u regjistrua me sukses dhe se ai do të njoftohet për

rezultatin e shqyrtimit të kërkesës së tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda 5 ditëve

kalendarike në llogarinë e tij në PER si dhe me email. PER i ofron mundësinë zgjedhësit që ka

paraqitur kërkesën për të ndjekur/gjurmuar statusin e shqyrtimit të saj.

4. Nëse këto të dhëna nuk janë të sakta, pra nuk përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës,

PER do t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se duhet t’i saktësojë ato dhe se nuk mund të vazhdojë më

tej me kërkesën për regjistrim derisa të korrigjojë përkatësisht të dhënat që PER i identifikon si të

pasakta. Vetëm pas saktësimit të këtyre të dhënave zgjedhësi do të marrë mesazhin si në pikën 3, të

këtij kreu. Në rast të vështirësive për të realizuar regjistrimin sipas hapave të mësipërm, zgjedhësi

mund të ruajë draft kërkesën e tij në PER dhe të kontaktojë për ndihmë teknike lidhur me procesin

e regjistrimit, shërbimin e ndihmës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos në dispozicion të

zgjedhësve nga jashtë vendit përgjatë gjithë periudhës së regjistrimit.

5. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve përmes

Platformës, vendos mbi kërkesën për regjistrim të zgjedhësit brenda 5 ditëve kalendarike nga marrja

e saj nëpërmjet PER. Vendimi nëse do të përfshihet ose jo në listën paraprake të zgjedhësve që

votojnë jashtë vendit i njoftohet në llogarin e tij në PER, si dhe në adresën e email të deklaruar në

platformë.

IV. Përbërësit e listës së zgjedhësve jashtë vendit, mënyra dhe afatet e komunikimit me RKGjC, si

dhe modalitetet e rregullat e tjera teknike të hartimit të kësaj liste

1. 2. 3. 4. Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit është një listë e vetme në nivel zone zgjedhore dhe

përmban listën e shtetasve shqiptarë që kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë vendit sipas

rregullave të përcaktuara në këtë vendim dhe që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të

Gjendjes Civile në territorin e zonës zgjedhore përkatëse.

Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit hartohet dhe përdoret rishtazi për çdo palë zgjedhje

për Kuvendin. Në çdo rast, KQZ-ja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ruajnë bazën

e të dhënave të zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit për çdo palë zgjedhje.

Përbërësit e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit përfshijnë përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në

shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d” dhe “f’ të pikës 1 të nenit 45 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008,

“Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe shtetin e vendbanimit të

zgjedhësit që voton jashtë vendit, i cili gjendet në rubrikën e veçantë në RKGjC ku është

regjistruar adresa e zgjedhësit sipas përcaktimeve të pikës 4, të kreut III, të këtij vendimi.

Në përfundim të procesit të regjistrimit të kërkesave të zgjedhësve për të votuar nga jashtë vendit,

sipas afateve të përcaktuara në pikën 1, të kreut II, të këtij vendimi, DPGjC nxjerr nga RKGjC

Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve

nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve 3

Data: dd mmvvvv Nr: 123-456

Ora: hh:mm

listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe ia dërgon atë Komisionit Qendror të

Zgjedhjeve jo më vonë se 63 ditë para datës së zgjedhjeve.

5. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake

të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh nga publikimi i

saj mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të regjistrimit të tyre në PER.

6. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 60 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe publikon në

faqen zyrtare të internetit të KQZ listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit.

Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak

pas afatit të parashikuar në këtë pikë, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 8 të nenit 25

të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

7. Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit përmban: emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e

zgjedhjeve, përbërësit zgjedhorë të zgjedhësve, sipas përcaktimeve të pikës 4, të këtij kreu.

8. Lista e zgjedhësve hartohet në formatet e mëposhtme:

a) listë zgjedhësish në nivel zone zgjedhore në formë elektronike për publikim nga KQZ

dhe DPGjC, dhe që përmban përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”,

“ç”, “d” të nenit 45 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së

Shqipërisë”, të ndryshuar, emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e zgjedhjeve, si

dhe shtetin e vendbanimit të zgjedhësit që voton jashtë vendit i cili gjendet në rubrikën

e veçantë në RKGjC ku është regjistruar adresa e zgjedhësit sipas përcaktimeve të pikës

4, të kreut III, të këtij vendimi;

b) përmbledhje e të gjithë zgjedhësve në nivel vendi në formë elektronike për publikim nga

KQZ dhe DPGjC me përmbajtje sipas shkronjës “a” të kësaj pike.

9. Zgjedhësit në listë renditen sipas rendit alfabetik të mbiemrit.

10. Një kopje e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit hartuar sipas rregullave të përcaktuara në këtë

vendim i dërgohet nga KQZ Arkivit Qendror të Shtetit jo më vonë se 10 ditë pas miratimit të kësaj

liste nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

11. Kur zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë

vendit vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi, ai ka të drejtë

të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7

ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kërkesa sipas kësaj pike, përjashtohet nga taksat gjyqësore.

Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën, sipas kësaj pike, brenda 24 orëve nga data

e regjistrimit të kërkesës, por jo më vonë së 5 ditë para datës së zgjedhjeve. Emri dhe të dhënat e

tjera të zgjedhësit që i shtohet listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit, i bashkëngjitet

vendimi i gjykatës.

12. Shtetasit shqiptarë që janë regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit, pas përfundimit të

procedurës së regjistrimit sipas këtij vendimi, çregjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda vendit

që shpallet sipas nenit 56 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së

Shqipërisë”, të ndryshuar.

13. DPGJC harton listën e zgjedhësve sipas përcaktimeve të nenit 46, pika 1, të ligjit Nr. 10019, datë

29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duke hequr nga kjo listë

emrat e atyre personave që janë të regjistruar në regjistrin e shtetasve që votojnë nga jashtë vendit.

V. Mbikqyrja dhe kontrolli i procesit

Data: dd mmvvvv Nr: 123-456

Ora: hh:mm

Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve

nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve 4

1. 2. 3. Auditët teknicienë të miratuar sipas nenit 61, të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor

i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, kryejnë verifikimin e veprimeve të realizuara nga

KQZ për regjistrimin e shtetasve që votojnë nga jashtë vendit duke filluar nga 120 ditë nga data

e zgjedhjeve.

Partitë politike, organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare

të specializuara ose të angazhuara në mirëqeverisjen dhe demokratizimin, përfaqësuesit e

shteteve të huaja të akredituar në Shqipëri, si dhe të medias, në kuadër të transparencës dhe

informimit, kanë të drejtë të njihen me të gjitha elementët e PER, veçanërisht gjatë proceseve të:

testimit paraprak operacional, kontrollit apo auditimit të saj, si dhe kanë të drejtën për t’u njohur

dhe marrë pjesë në testime gjatë procesit të regjistrimit të kërkesave të zgjedhësve nga jashtë

territorit të Republikës së Shqipërisë sipas parashikimeve të këtij vendimi.

Me kërkesë të partive politike, ose kryesisht KQZ, mundëson auditim të pavarur të PER nga

subjekte të specializuara.

VI. Dispozita të fundit

1. 2. 3. Ngarkohet administrata e KQZ-së dhe institucionet e ngarkuara me detyra nga ky vendim, me

zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit

Qendror të Zgjedhjeve.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës

Administrative të Apelit, Tiranë, brenda (5) ditëve nga shpallja e këtij vendimi.

Data: dd mmvvvv Nr: 123-456

Ora: hh:mm

Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve

nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve 5

 

Video

? Përhapet zjarri në Akërni, nis ndërhyrja nga ajri Një vatër zjarri ka përfshirë pyllin me pisha pranë hidrovorit të fshatit Akërni që prej pasdites së sotme. Situata u përkeqësua dhe po punohet për ta vënë nën kontroll. ? Në operacion janë angazhuar 4 helikopterë nga Baza Ajrore e Kuçovës, së bashku me ekipet në terren. ? Forca Ajrore po monitorojnë zonën, për të identifikuar vatra të reja dhe për të evidentuar raste të mundshme të zjarrëvënies së qëllimshme.

Policia Kufitare Vlorë ndihmon turistët në Sarandë dhe Palasë, mbetën në det te hapur ? Sarandë – Rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij pësoi defekt dhe mori ujë. Pas njoftimit, patrulla e Policisë Kufitare ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur shoqërimin e sigurt të kapitenit drejt bregut dhe rimorkimin e jahtit drejt Portit të Limionit. ? Palasë – Në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në një mjet lundrues u rrezikuan për shkak të kushteve të vështira të detit. Policia Kufitare reagoi me shpejtësi, duke bërë të mundur shoqërimin e tyre të sigurt në breg si dhe ankorimin e mjetit detar në molin e Palasës.

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, ne fshatin Akërni , Njësia Administrative Novosele . Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që po ndihmon në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Për të denoncuar farsën zgjedhore , Sali Berisha ka paralajmëruar sot se PD do të botojë sërish një libër për vjedhjen e zgjedhjeve. Ky është libri i dytë i zi i zgjedhjeve pas atij të zgjedhjeve lokale të vitit 2023

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme