Politika 23 September 2024, 19:23 Nga VNA

“Do jem në listën e hapur”, Basha pa parti dhe pa sigël: Do të kandidoj në zgjedhjet e ardhshme me 140 deputetë

Ndaje në Whatsapp
“Do jem në listën e hapur”, Basha pa parti dhe pa

Edhe pse nuk ka sqaruar ende se në çfarë mënyre do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme pasi nuk ka as parti as logo, Lulzim Basha, shprehet se në zgjedhjet e ardhshme grupimi i tij do të jetë me listë të plotë prej 140 kandidatësh.

Në intervistën për Top News, Basha madje tha se vet ai do të jetë pjesë e listës së hapur.

“Jemi në fazën e përfundimit e listës tonë të kandidatëve për deputetë. Besoj që brenda ditëve të ardhshme, javëve të ardhshme një emër jo i vogël kandidatësh do të bëhen publikë. Disa prej tyre kanë nisur tashmë dhe punën në terren. Natyrisht ky është një proces që po ndodh në bashkëpunim edhe me partitë e Harkut Opozitar Eroatlantikë, sepse do të jetë një listë e konsoliduar. Konsensusi i deritanishëm i Kolegjit të Kryetarëve, i Kryesisë së Partisë, do të thoja edhe i Këshillit Kombëtar, por që do të marrë formë përfundimtare së shpejti, është që të shtymë përpara me rekursin, me ankimimin që kemi bërë në Gjykatë Kushtetuese kundër mbylljes së listave nga Edi Rama dhe Sali Berisha. Por në çdo rastë të konkurojmë me lista të hapura. Pra përmes lëvizjeve tona, do të pamundësojmë listën e mbyllur të Demokratëve Euroatlantikë, të Harkut Opozitar Eroatlantikë dhe do të garojmë me 140 kandidatë në lista të hapura. Unë vet do të jem në listën e hapur dhe renditja do të jetë alfabetike” – është shprehur Basha.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme