Politika 24 September 2024, 12:06 Nga VNA

Takim mes Flamur Nokës dhe Ilir Metës/ Zgjedhjet e 2025, diskutim për listat e përbashkëta

Ndaje në Whatsapp
Takim mes Flamur Nokës dhe Ilir Metës/ Zgjedhjet e 2025, diskutim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi mbi strategjinë për zgjedhjet e vitit 2025. Dy aleatët opozitarë po shqyrtojnë modalitetet e përbërjes së listave zgjedhore, për të përcaktuar se sa kandidatë të Partisë së Lirisë do të përfshihen në listat e PD-së.

Në një deklaratë të bërë disa ditë më parë, Ilir Meta shprehu publikisht synimin e tij për të kandiduar në qarkun e Tiranës, duke konfirmuar angazhimin e tij për zgjedhjet e ardhshme. Pritet që javën e ardhshme të zhvillohet një tjetër takim mes përfaqësuesve të PD-së dhe PL-së, për të finalizuar marrëveshjen e tyre.

Lexo gjithashtu

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme