Politika 23 September 2024, 22:57 Nga VNA

Takimi i “Shqipëria Bëhet” në Shkodër nuk u mbajt, Adriatik Lapaj ende asnjë shpjegim pse dështoi bashkëbisedimi i paralajmëruar 

Ndaje në Whatsapp
Takimi i “Shqipëria Bëhet” në Shkodër nuk u

Para 6 ditësh kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, lajmëroi hapjen e degës në qarkun e Lezhës dhe bashkë me të njoftonte një bashkëbisedim me qytetarë të Shkodrës që do të mbahej në 22 shtator. Sipas njoftimit në faqen e tij në facebook, Lapaj shprehej se takimi do të mbahej pranë monumentit të viktimave të komunizmit.

“Hapet dhe dega e Lëvizjes Shqipëria Bëhet në qarkun Lezhë! Ecim! Në dt. 22 shtator, ora 17.00 shihemi në bashkëbisedimin e Shkodrës në sheshin pranë monumentit të viktimave të komunizmit” – u shpreh Lapaj.

Por takimi i paralajmëruar nga Lapaj nuk është zhvilluar ditën e diel, ose të paktën nuk ka asnjë postim në rrjetet sociale siç ndodh zakonisht me takime të tilla që publikohen në facebook. Madje nuk ka bërë asnjë njoftim për arsyen e mos mbajtjes të bashkëbisedimit.

Çfarë të ketë ndodhur vallë me takimin e Lapajt në Shkodër?! Nuk ka mundur të mbledh njerëz sa duhet apo ka arsye tjetër?

Një shpjegim e ka detyrë ta japë kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” për mbështetësit e tij.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme