Politika 23 September 2024, 21:56 Nga VNA

Berisha: Lufta kundër reformës së dështuar është po aq e rëndësishme sa përgatitjet për zgjedhjet

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Lufta kundër reformës së dështuar është

Kreu i PD, Sali Berisha, në emisionin “Çim Peka Live” është pyetur nëse PD ka mbetur pas me përgatitjet për fushatën duke u fokusuar tek dosja e SPAK, ai u përgjigj se po mbron një kauz për çdo shqiptar duke demaskuar reformën në drejtësi.

"Kjo është një mënyrë. E vërteta është që unë po mbroj një kauzë të madhe. Po mbroj një kauzë për çdo shqiptar. Po u faktoj shqiptarëve produktin e reformës së Xhorxh Sorosit në Shqipëri. Nga njëra anë, ka lënë shqiptarët pa drejtësi. Sot një qytetar shqiptar, falë kësaj anti-reforme që bazohet te mafia shqiptare dhe ndërkombëtare, pret me vite për të marrë një vendim për një çështje civile apo penale. U them shqiptarëve dy gjëra: bilanci i luftës kundër korrupsionit të zyrtarëve të korruptuar të SKAP, krahasuar me të dënuarit në vitin 2008-2009, është tre herë më i vogël. Qëllimi kryesor është të mbroj qytetarët shqiptarë nga një mashtrim i madh, nga ky produkt monstruoz i një reforme që i la ata me një institucion që sillet dhe tejkalon falsifikimet e ish-hetuesve të Sigurimit të Shtetit. Ky është një mision dhe është një nga misionet më të rëndësishme për opozitën. Nëse ne si opozitë nuk rrëzojmë mitin e krimit dhe terrorit, ne nuk meritojmë të jemi opozitë” – është shprehur Berisha.

Berisha më tej tha se nuk sulmon SPAK-un për hallin e tij personal, por sipas tij pasi zbuloi se ky institucion ishte mburojë e krimit elektoral.

“SPAK-un unë kam filluar ta sulmoj pak kohë pasi u bëra kryetar i PD, kur konstatova se ai ishte mburojë e krimit elektoral. Kur konstatova se ata amnistonin krimin monstruoz elektoral, dëshmuan se ata ishin palë në rrënimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Dora dorës u informova se ata përdorin dosjet e krimit për ryshfete të tmerrshme, se ata amnistojnë projekte për atentate politike të rrezikshme” – tha Berisha.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme