Politika 24 September 2024, 12:12 Nga VNA

Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi/ Spektakël politik pa rezultate të qenësishme

Ndaje në Whatsapp
Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi/

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi vijon të prodhojë tituj lajmesh dhe spektakël, por ende nuk i afrohet qëllimit për të cilin u krijua.

Zgjatja e mandatit të këtij komisioni duket se u shërbeu palëve për të vazhduar me retorikën politike, pa arritur asnjë përfundim të qenësishëm. Dëshmitë e ofruara gjatë seancave të fundit kanë hedhur pak ose aspak dritë mbi korrupsionin në koncesionet e sterilizimit dhe të check-up-it. Askush nuk arrin të kuptojë pse duhet spektakël që një ish-zëvendësministër, me pranga në duar, të vijë të dëshmojë për një çështje që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme dhe është në gjykim. Po aq të pakuptimta janë edhe dëshmitë e mjekëve, të cilët, të papërgatitur për shfaqje politike, nuk janë në vendin e duhur për të treguar të vërtetën përpara deputetëve që konfliktohen me njëri-tjetrin.

Në kohën kur shëndetësia shqiptare po kalon një periudhë të vështirë, të trashëguar dhe të përkeqësuar, në vend që të diskutohen planet për përmirësimin e situatës, debati politik mbivendoset mbi rëndësinë e jetës së shqiptarëve. Ndërkohë që janë gazetarët ata që denoncojnë rastet flagrante dhe skandaloze në spitalin onkologjik, politika e zhytur në retorikën e saj merret me debate që nuk kanë asnjë interes për publikun.

Vlen të kujtohet se komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi, në mënyrë selektive, vendosi të hetojë vetëm për dy koncesione: atë të sterilizimit dhe check-up-it, duke amnistuar dy të tjera, atë të dializës dhe laboratorëve. Për këto të fundit po heton SPAK, por politika hesht, edhe pse dëmi është i njëjtë me dy të parët.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme