Politika 24 Shtator 2024, 14:10 Nga VNA

Dha dorëheqjen, Gjykata Kushtetuese e quan të mbaruar mandatin e Elsa Toskës

Ndaje në Whatsapp
Dha dorëheqjen, Gjykata Kushtetuese e quan të mbaruar mandatin e Elsa

Gjykata Kushtetuese deklaron përfundimin e mandatit të gjyqtares Elsa Toska. Kjo e fundit dha dorëheqjen nga detyra e gjyqtares Kushtetuese duke e motivuar "me arsye personale".

Vendimi Vendim nr. 62 datë 23.09.2024 (V-62/24) Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga : Holta Zaçaj, Kryetare, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji , Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Genti Ibrahimi, Marjana Semini, anëtarë, me sekretare Belma Lleshi, në datën 23.09.2024 mori në shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, çështjen nr. 17 (K) 2024 të Regjistrit Themeltar, që i përket: KËRKUESE: KRYETARJA E GJYKATËS KUSHTETUESE, zonja Holta Zaçaj. OBJEKTI: Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Elsa Toska. BAZA LIGJORE: Neni 127, pikat 1, shkronja “c” dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 8, pika 3 dhe 9, pikat 1, shkronja “c” dhe 2 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000). GJYKATA KUSHTETUESE, pasi dëgjoi relatimin e bërë nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese (Gjykata) dhe administroi dokumentacionin e çështjes, V Ë R E N: 1. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 133/2019, datë 11.11.2019 ka vendosur: “Zonja Elsa Toska zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, për vakancën e plotë të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 12.02.2018.” 2. Në datën 14.11.2019 zonja Elsa Toska ka bërë betimin para Presidentit të Republikës. Vendim i Gjykatës Kushtetuese Kërkuese: Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. 3. Në datën 19.09.2024 zonja Elsa Toska, bazuar në nenin 127, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës dhe nenin 9, pika 1, shkronja “c”, të ligjit nr. 8577/2000, i ka paraqitur Kryetares së Gjykatës aktin “Njoftim i dhënies së dorëheqjes nga funksioni i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese”, për arsye personale. 4. Në datën 20.09.2024 Kryetarja e Gjykatës ka paraqitur përpara kësaj Gjykate kërkesë për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Elsa Toska, për shkak të dorëheqjes. 5. Si raste të mbarimit të mandatit kushtetues neni 127, pika 1, shkronja “c”, i Kushtetutës parashikon edhe atë kur gjyqtari i Gjykatës “jep dorëheqjen” dhe sipas pikës 2 të po këtij neni mbarimi i mandatit deklarohet me vendim të po kësaj Gjykate. Kjo dispozitë është zbërthyer më tej në nenin 9, pikat 1, 2 dhe 3, të ligjit nr. 8577/2000. Sipas pikës 2, fjalia e dytë, të nenit 9 të ligjit nr. 8577/2000, kërkesa për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit bëhet nga Kryetari i Gjykatës, kurse sipas pikës 3 të tij Kryetari i Gjykatës, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari, sipas pikës 1, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni, si dhe menjëherë në rastet e mbarimit të mandatit përpara afatit ligjor, njofton organin e emërtesës për vendin vakant. 6. Gjykata, bazuar në dispozitat e mësipërme, pasi konstatoi faktin e paraqitjes së dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska nga funksioni kushtetues dhe duke vlerësuar se dorëheqja është një akt vullneti dhe shkak kushtetues, sipas parashikimeve të nenit 127, pika 1 , shkronja “c”, të Kushtetutës, për mbarimin e mandatit përpara përfundimit të afatit kushtetues të tij, çmon se kërkesa e paraqitur nga Kryetarja është e bazuar dhe se ndodhet në kushtet e deklarimit të mbarimit të mandatit të gjyqtares Elsa Toska. PËR KËTO ARSYE, Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të neneve 127, pikat 1, shkronja “c” dhe 2, të Kushtetutës, si dhe neneve 8, pika 3 dhe 9, pikat 1, shkronja “c” dhe 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri, V E N D O S I: - Deklarimin e mbarimit të mandatit përpara afatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Elsa Toska, në datën 23.09.2024, për shkak të dorëheqjes. - Njoftimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si organi i emërtesës. Vendim i Gjykatës Kushtetuese Kërkuese: Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese. - Njoftimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë. Marrë më 23.09.2024 Shpallur më 23.09.2024

Lexo gjithashtu

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme