Politika 24 Shtator 2024, 13:38 Nga VNA

Mediat turke: A është “Shteti Bektashi” një projekt i financuar nga Izraeli? Roli dhe lidhjet e Baba Mondit me Izraelin dhe George Sorosin

Ndaje në Whatsapp
Mediat turke: A është “Shteti Bektashi” një projekt i

Idea e  krijimit të “Shtetit Bektashi” në Tiranë ka shkaktuar reagime të forta dhe spekulime në mediat turke. Shkrimet sugjerojnë se ky projekt mund të ketë implikime të thella politike dhe ndërkombëtare, duke përmendur lidhjet e Baba Mondit, liderit bektashi, me Izraelin dhe George Soros.

Mediat turke po hetojnë lidhjet e Baba Mondit me Izraelin dhe George Soros, duke sugjeruar se krijimi i “Shtetit Bektashi” nuk ka për qëllim një model të ngjashëm me Vatikanin, por një organizim që mund të përfshijë elemente të stilit FETO, një grup që ka qenë i përfshirë në konflikte me qeverinë turke.

Analizat e mediave të tilla theksojnë se lidhjet e Baba Mondit me figura të njohura ndërkombëtare, si Soros, mund të krijojnë dyshime mbi motivet e këtij projekti. Këto insinuata ngrenë pyetje mbi natyrën e këtij entiteti të ri dhe ndikimet që mund të ketë në stabilitetin politik të Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me vende të tjera. Kjo situatë po krijon një atmosferë të tensionuar, duke ngjallur dyshime dhe teoritë konspirative rreth qëllimeve dhe strukturës së planifikuar për “Shtetin Bektashi”.

Media turke Takvim shkruan:  “Një ekip ekspertësh ligjorë, duke përfshirë avokatë ndërkombëtarë, po përgatit një projektligj që përcakton statusin sovran të shtetit të ri. Projektligji duhet të miratohet nga Parlamenti, i cili kontrollohet nga Partia Socialiste në pushtet e Ramës. Ndërsa është ende e paqartë se cilat vende do ta njohin sovranitetin e shtetit bektashi nëse ai zbatohet, Rama shprehet se nuk i intereson reagimi që mund të vijë nga Irani. Bien në sy lidhjet e dervishit bektashi Edmond Brahimaj, i njohur si “Baba Mondi”, i cili do të bëhet kreu i shtetit, me Izraelin dhe Sorosin. Kjo situatë forcon pretendimet se shteti do të krijohet me një strukturë të stilit FETO, jo me stilin e Vatikanit”.

Altınok, ka shkruar për këtë çështje në rubrikën e tij dhe thotë se “Shteti Bektashi” që pritet të marrë jetë në Tiranë është një projekt i lidhur midis Izraelit dhe George Soros. Altınok tha se “djali i George Soros ka aktivitete intensive në Shqipëri nëpërmjet Fondacionit Shoqëria e Hapur. Vizita e fundit e Presidentit izraelit në Shqipëri nuk duhet anashkaluar.”

Sipas kësaj gazete, gjatë vizitës së tij të parë dhe historike në Tiranë, pak ditë më parë, presidenti izraelit Isaac Herzog është takuar veçanërisht dhe me Baba Mondin.

“Sabah” publikon dhe një foto të Baba Mondit me rabinin shqiptar Yoel Kaplan dhe një person tjetër që mendohet të jetë ushtarak izraelit, dhe thotë se kreu i bektashinjve ka lidhje të ngushta me Kaplan. Rabini shqiptar, është një oficer izraelit që u kthye në vendin e tij pas nisjes së luftës me Gazën.

Lexo gjithashtu

Video

Shakira performoi në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro para rreth 2 milionë njerëzve, në një koncert falas si pjesë e turneut të saj “Las Mujeres Ya No Lloran”. Koncerti u zhvillua të shtunën në mbrëmje dhe u kthye në një nga ngjarjet më masive muzikore në botë. Ajo interpretoi hitet e saj më të njohura si “Hips Don’t Lie”, “La Tortura” dhe “Waka Waka”. Masa e madhe e njerëzve e shndërroi plazhin në një skenë gjigante feste dhe muzikë. Ngjarja u cilësua si një nga koncertet më të mëdha në historinë e karrierës së saj dhe një event me impakt të madh për qytetin.

Një elefant i mbajtur në robëri doli jashtë kontrollit gjatë një festivali në një tempull në jug të Indisë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Sipas autoriteteve, elefanti përmbysi automjete dhe përhapi panik para se të neutralizohej me qetësues.

Një autobus pasagjerësh është përmbysur në Malatya të Turqisë duke shkaktuar një aksident tragjik me viktima dhe të plagosur. Sipas raporteve fillestare të mediave turke, katër persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, dyshohet për shkak të sipërfaqes së rrëshqitshme të rrugës.

Një tortë ditëlindjeje e dekoruar me një lak në formë litar: ky është “dhurata” që ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, mori nga bashkëshortja e tij, Ayala. Gjesti është një referencë ndaj ligjit të diskutueshëm për dënimin me vdekje të terroristëve palestinezë, për të cilin lideri i ekstremit të djathtë ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm. “Urime ministrit Ben Gvir, ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet”, shkruhej mbi tortën që iu dorëzua gjatë festës, pamje të së cilës janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme