Bota 14 July 2026, 15:41 Nga JJ

“Mendoj se ishte shqiptar” – gruaja e pasagjerit të Ryanair kërkon heroin që ndihmoi në shpëtimin e bashkëshortit.

Ndaje në Whatsapp
“Mendoj se ishte shqiptar” – gruaja e pasagjerit të

Gruaja e pasagjerit që për pak u thith jashtë një avioni të Ryanair ka rrëfyer momentet dramatike të incidentit, duke thënë se mendimi i vetëm që i kaloi në kokë ishte: “Nëse do të vdisnim, do të vdisnim bashkë.”

Svetlana Grković tregoi për mediat serbe se bashkëshorti i saj, Ljubiša Karović, u thith me kokë nga dritarja e avionit pasi një defekt në motor bëri që fragmente të godisnin dhe të shkatërronin xhamin. Sipas saj, gjysma e trupit të tij mbeti jashtë avionit, ndërsa ajo reagoi menjëherë duke i kapur këmbët.

“Ai ishte jashtë deri në kraharor për rreth dy minuta. Menjëherë i kapa këmbët”, tha ajo, duke shtuar se me ndihmën e dy pasagjerëve të tjerë arritën ta tërhiqnin sërish brenda kabinës. Gjatë atyre çasteve, bashkëshorti humbi ndjenjat tre herë.

Incidenti ndodhi vetëm rreth 10 minuta pas ngritjes së avionit të kompanisë Malta Air, filial i Ryanair, në fluturimin nga Selaniku drejt Memmingenit në Gjermani. Sipas të dhënave të fluturimit, avioni humbi rreth 2.700 metra lartësi në mënyrë të papritur dhe u kthye për ulje emergjente në Selanik.

Pamjet nga kabina tregojnë se pas thyerjes së dritares u aktivizuan automatikisht maskat e oksigjenit, ndërsa pasagjerët përjetuan dekompresion të fortë. Disa prej tyre thanë se menduan se avioni po rrëzohej, ndërsa të tjerë kujtuan se ishte hapur dera e emergjencës.

61-vjeçari Ljubiša Karović ndodhet ende i shtruar në spital në Greqi me plagë të rënda dhe në gjendje shoku. Gruaja e tij tha se ai ka dëmtime serioze në dorë, djegie dhe nuk e kujton ngjarjen.

Svetlana falënderoi publikisht dy pasagjerët që e ndihmuan, veçanërisht një burrë për të cilin beson se ishte shqiptar.

“Mendoj se ishte shqiptar. Dua ta falënderoj nga zemra dhe shpresoj ta takoj një ditë për t’i shprehur mirënjohjen time personalisht”, tha ajo.

Autoritetet greke të sigurisë ajrore kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit, ndërsa Ryanair deklaroi se avioni u kthye në Selanik menjëherë pasi një dritare e pasagjerëve u shkëput gjatë fluturimit. Pasagjerët vijuan më vonë udhëtimin me një avion zëvendësues.

Video

Mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror të Buenos Airesit për të ndjekur në ekranet gjigante gjysmëfinalen e Botërorit. Pas fitores 2-1 ndaj Anglisë dhe kualifikimit të Argjentinës në finalen e madhe, sheshi shpërtheu në festë mes flamujve, këngëve dhe fishekzjarreve, në një atmosferë elektrizuese. Pamjet nga Reuters

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme