Bota 14 July 2026, 05:56 Nga JJ

Victoria Beckham bëhet meme, pasi nuk lëvizi as qerpikun pas golit të Anglisë

Ndaje në Whatsapp
Victoria Beckham bëhet meme, pasi nuk lëvizi as qerpikun pas golit

Victoria Beckham është kthyer papritur në një nga memet më virale të Kupës së Botës, jo për atë që bëri, por pikërisht për atë që nuk bëri.

Gjatë çerekfinales mes Anglisë dhe Norvegjisë, Jude Bellingham shënoi një gol spektakolar në minutat shtesë të pjesës së parë, duke çuar në delir tifozët anglezë. Në tribunë, bashkëshorti i saj David Beckham u hodh në këmbë duke festuar me entuziazëm, njësoj si fëmijët e tyre Romeo, Cruz dhe Harper.

Por Victoria Beckham qëndroi ulur, me një shprehje krejtësisht të qetë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pikërisht ky kontrast u bë viral në rrjetet sociale.

Pamjet e saj u shpërndanë me komente ironike. Një përdorues në X shkroi me sarkazëm: “Njerëzit shpesh e kritikojnë Victoria Beckham, por kjo shpërthim emocionesh pas golit të Anglisë tregon lidhjen e saj të thellë me futbollin dhe ekipin.”

Megjithatë, reagimi i saj nuk u prit negativisht. Përkundrazi, shumë përdorues e kthyen në një figurë kult, duke e vlerësuar qetësinë e saj. Njëri prej tyre shkroi: “Victoria Beckham është anglezja më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë.”

Vetë Victoria nuk ka reaguar për memet, por David Beckham e komentoi me humor, duke thënë se ajo “po festonte nga brenda”, duke e shoqëruar postimin me një emoji që qan nga të qeshurat.

Video

Mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror të Buenos Airesit për të ndjekur në ekranet gjigante gjysmëfinalen e Botërorit. Pas fitores 2-1 ndaj Anglisë dhe kualifikimit të Argjentinës në finalen e madhe, sheshi shpërtheu në festë mes flamujve, këngëve dhe fishekzjarreve, në një atmosferë elektrizuese. Pamjet nga Reuters

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme