Bota 13 July 2026, 14:35 Nga VNA

Britania shpall Gardën Revolucionare Iraniane kërcënim për sigurinë kombëtare

Ndaje në Whatsapp
Britania shpall Gardën Revolucionare Iraniane kërcënim për

Qeveria britanike ka shpallur zyrtarisht Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si kërcënim për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të zbatimit të Ligjit të ri për Sigurinë Kombëtare.

Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, bëri të ditur se IRGC është organizata e parë që përcaktohet si kërcënim sipas legjislacionit të ri, i cili hyri në fuqi javën e kaluar.

Vendimi nënkupton se Garda Revolucionare është e ndaluar në territorin britanik dhe çdo person që vepron në emër të saj ose mbështet aktivitetet e saj mund të dënohet me deri në 14 vite burg.

Autoritetet britanike e kanë konsideruar prej kohësh IRGC-në si një strukturë me rol kyç në aktivitetet ushtarake dhe politike të Iranit, ndërsa masa e fundit synon forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën ndaj kërcënimeve të huaja.

Video

Mijëra tifozë pushtuan sheshin qendror të Buenos Airesit për të ndjekur në ekranet gjigante gjysmëfinalen e Botërorit. Pas fitores 2-1 ndaj Anglisë dhe kualifikimit të Argjentinës në finalen e madhe, sheshi shpërtheu në festë mes flamujve, këngëve dhe fishekzjarreve, në një atmosferë elektrizuese. Pamjet nga Reuters

148 nënshkrime kundër tij, Abdixhiku pezullon negociatat me VV-në për formimin e institucioneve Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëzimit të 148 nënshkrimeve të delegatëve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe kërkesës për shkarkimin e tij. Ai ka autorizuar sekretarin e përgjithshëm të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit, ndërsa ka bërë të ditur se do të ndërpresë angazhimet në negociatat për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, duke argumentuar se mandati i tij për të përfaqësuar partinë është vënë në pikëpyetje. Lajmi në komentin e parë

Dita e 46 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

13.7 milionë euro vetëm për bar, pemë dhe shkurre! Tenderin e autostradës Tiranë-Durrës e fiton “Fusha” Lexoje lajmin në linkun në koment⬇️

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme