Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se Uashingtoni do të “paguajë çmimin” nëse nuk respekton marrëveshjen e arritur mes dy vendeve.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Qalibaf shkroi se koha e marrëveshjeve të njëanshme ka përfunduar.
“Epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar. Ne ju thamë: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin. Realiteti po troket”, u shpreh ai.
Deklarata vjen në një moment kur përshkallëzimi i fundit ushtarak mes Iranit dhe SHBA-së ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e marrëveshjes së përkohshme të nënshkruar muajin e kaluar, e cila synonte t'i jepte fund konfliktit dhe të hapte rrugën për një proces më të gjerë diplomatik.
Gjatë ditëve të fundit, të dyja palët kanë shkëmbyer sulme ushtarake, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.






















