Bota 11 July 2026, 19:47 Nga VNA

Zbuluan sekretet e Air Force One, administrata Trump vë nën hetim gazetarët e New York Times

Ndaje në Whatsapp
Zbuluan sekretet e Air Force One, administrata Trump vë nën hetim

Katër gazetarë të New York Times janë vënë nën hetim nga administrata e Donald Trump pasi publikuan një artikull ku zbulonin se Air Force One i ri, avioni i dhuruar nga Katari dhe i përshtatur nga Pentagoni, nuk disponon të gjitha sistemet mbrojtëse të modeleve të mëparshme presidenciale.

Julian Barnes, Eric Lipton, Tyler Pager dhe Eric Schmitt kanë marrë fletëthirrje për t’u paraqitur para një jurie federale në Manhattan, ku autoritetet synojnë t’i detyrojnë të zbulojnë burimet konfidenciale të informacionit. Agjentë federalë ua dorëzuan fletëthirrjet në banesat e tyre.

Artikulli i publikuar këtë javë zbulonte se Trump ishte larguar nga Turqia pas samitit të NATO-s me Air Force One të vjetër për arsye sigurie, ndërsa avionin e ri e përdori vetëm më vonë gjatë udhëtimit në Britaninë e Madhe. Sipas burimeve të gazetës, avioni i ri nuk është i pajisur me teknologjitë më të avancuara mbrojtëse.

New York Times e cilësoi veprimin e administratës si një përpjekje për të frikësuar median. Avokati i gazetës, David McCraw, deklaroi se prania e agjentëve federalë në pragun e shtëpive të gazetarëve “duhet të trondisë ndërgjegjen e çdo amerikani që beson te Kushtetuta dhe liria e shtypit”.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar se avioni i dhuruar nga Katari ka mangësi në siguri. Megjithatë, vetë Trump kishte deklaruar më parë se besonte se ishte një nga objektivat kryesore të Iranit për atentat, pas sulmeve amerikane ndaj objektivave iraniane.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët po marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë për të mbajtur protestën e 42-të rradhazi

Rrugës pastaj u takua dhe me korrupsionin…

Kemi mbjellë 5 milion pemë. Pa llogaritur ato të Erionit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme