Bota 11 July 2026, 19:14 Nga VNA

Vrasja tragjike e ish-ministres britanike, policia zbulon detajet: Ann Widdecombe dyshohet se u sulmua 24 orë para se të gjendej e vdekur

Ndaje në Whatsapp
Vrasja tragjike e ish-ministres britanike, policia zbulon detajet: Ann

Policia e Devonit dhe Kornuollit beson se ish-ministrja britanike Ann Widdecombe është sulmuar rreth 24 orë para se të gjendej e vdekur në banesën e saj të enjten, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes po vazhdojnë me intensitet.Autoritetet kanë bërë të ditur se po kërkojnë një person të dyshuar, i cili besohet të jetë një mashkull i bardhë. Sipas policisë, hetimi po zhvillohet me “ritëm” dhe ekipet hetimore vijojnë mbledhjen e provave.

Ndërkohë, 26-vjeçari i arrestuar fillimisht nën dyshimin për vrasjen e Widdecombe është liruar dhe nuk konsiderohet më pjesë e hetimit. 

Sipas BBC-së, ish-deputetja 78-vjeçare ishte planifikuar të merrte pjesë në emisionin e Matt Allwright në Channel 5 të mërkurën. Megjithatë, përpara intervistës, stafi i emisionit nuk arriti të vendoste kontakt me të.

Në fshatin Haytor, ku ndodhet banesa e saj, vijon të ketë një prani të shtuar të forcave të policisë. Zona mbetet e rrethuar, ndërsa specialistët e mjekësisë ligjore po vazhdojnë mbledhjen dhe analizimin e provave në vendngjarje.

Ann Widdecombe, 78 vjeç, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të enjten me lëndime të rënda. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e dyshuar.

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët po marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë për të mbajtur protestën e 42-të rradhazi

Rrugës pastaj u takua dhe me korrupsionin…

Kemi mbjellë 5 milion pemë. Pa llogaritur ato të Erionit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme