Politika 11 Dhjetor 2024, 14:50 Nga VNA

Kushtetuesja, Zaçaj tentoi shtyrjen e mandatit të vet, Gjykata e e Lartë shpall vakancën

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja, Zaçaj tentoi shtyrjen e mandatit të vet, Gjykata e e

Në Shqipëri, Gjykata e Lartë njoftoi sot hapjen e procedurës për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar, i cili duhet të zëvendësojë kryetaren aktuale të kësaj gjykate, Holta Zaçajn. Vendimi i Gjykatës së Lartë, vjen një ditë pasi zonja Zaçaj, bëri të ditur publikisht se mandati i saj nuk përfundonte më 10 mars të vitit 2025, duke anashkaluar në këtë mënyrë mbledhjen e trupës së anëtarëve për deklarimin e e përfundimit të ushtrimit të detyrës dhe njoftimin për këtë të Gjykatës së Lartë, si organ i emërtesës. Komunikimet zyrtare zbulojnë se zonja Zaçaj ka qenë në dijeni të plotë se mandati i saj përfundon zyrtarisht në 10 mars të vitit të ardhshëm, në ndryshim nga qëndrimi publik i mbajtur prej saj.

Zonja Zaçaj u emërua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në janar të viti 2023, duke pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, mandati i së cilës kishte përfunduar në 10 mars të vitit 2017. Emërimi i saj, përfshihej në skemën e parashikuar në dispozitat kalimtare të Kushtetutës, të reflektuara dhe në Ligjin për organizmin e Gjykatës Kushtetuese, e cila garantonte ripërtëritjen e Gjykatës çdo tre vjet, me nga tre anëtarë.

Pikërisht për zbatimin e ciklit të ripërtëritjes, mandati pasues i zonjës Vitore Tusha u kufizua në 8 vjet, në mënyrë që së bashku me mandatet pasuese të ish anëtarëve Sokol Berberi dhe Vladimi Kristo (të përfunduara në vitin 2016), të krijohej grupi i tre anëtarëve, nga një për secilin organ emërtese, që do zëvendësohen në vitin 2025. “Një zgjidhje e tillë konfirmoi përtëritjen e Gjykatës Kushtetuese si një detyrim kushtetues që prevalon ndaj kohëzgjatjes 9 vjeçare të mandatit të gjyqtarit”, nënvizon Gjykata e Lartë, në njoftimin e sotëm për shpalljen e vakancës, të firmosur nga kryetari i saj Sokol Sadushi.

Zonja Zaçaj, bëri një lëvizje të papritur dje, ndërsa injoroi kuadrin ligjor sipas të cilit ajo ishte zgjedhur, duke e interpretuar vetë, përfundimin e mandatit të saj, jo më 10 mars të vitit 2025, por “bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025”. Ndonëse ajo nuk i referohet asnjë baze ligjore për këtë përllogaritje, si argument për mosnjohjen e 10 marsit 2025, ajo përmendi faktin se sipas saj “as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre”.

Por e vërteta duket se qëndron tërësisht ndryshe. Njoftimi i sotëm i Gjykatës së Lartë, zbulon në fakt se kjo gjykatë, kur ka shpallur dy herë vakancën për mandatin pasues të zonjës Tusha, ka përcaktuar dhe kohën e përfundimit. “Në njoftimin e Gjykatës së Lartë të datës 3.06.2021 është përcaktuar se shpallja e vendeve vakante për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese bëhet si më poshtë: “1. Në vendin vakant që krijohet pas largimit të znj. Vitore Tusha (mandati i plotë 9 vjeçar ka mbaruar në vitin 2017), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në mars të vitit 2025”. Për shkak të numrit të kufizuar të aplikantëve, edhe në njoftimin e datës 31.01.2022 të ribërë nga Gjykata e Lartë për plotësimin e vendit vakant pas largimit të znj. Vitore Tusha, është përcaktuar shprehimisht: “...Kryetari i Gjykatës së Lartë rishpall thirrjen për plotësimin e vendit vakant të krijuar nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, për pjesën e mbetur të mandatit 9 vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025”, bën të ditur komunikimi i sotëm i Gjykatës së Lartë.

Për tepër që sipas shkresave zyrtare “vetë znj. Holta Zaçaj, në dy kërkesat për shqyrtim aplikimi, që i ka drejtuar Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në datat 25.02.2022 dhe 30.11.2022, ka shprehur vullnetin e saj për zgjedhjen në “mandatin e mbetur të mandatit 9 (nëntë) vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025 të znj. Vitore Tusha”, saktëson Gjykata e Lartë.

Këto fakte e rëndojmë edhe më tepër pozitën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, pasi rezulton të ketë ofruar të dhëna të rreme për publikun, e madje bazuar mbi to ajo i është drejtuar dhe Komisionit të Venecias, pa u konsultuar më parë as me trupën e anëtarëve të Gjykatës. Nga ana tjetër, duke përdorur si argumenta të dhëna që nuk qëndrojnë, zonja Zaçaj, ka anashkaluar vetë kushtetutën dhe ligjin, me mos deklarimin e përfundimit të mandatit të saj, duke krijuar në këtë mënyrë dhe një krizë artificiale dhe një përplasje të panevojshme me Gjykatën e Lartë.

Kjo e fundit ka vlerësuar se ndërsa “nuk është përmbushur nga Gjykata Kushtetuese as detyrimi për deklarimin e mbarimit të mandatit të znj. Holta Zaçaj, as njoftimi nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese për përfundimin e mandatit të gjyqtarit..” vetë Gjykata e Lartë “si organ emërtese është ngarkuar nga neni 125, pika 1 i Kushtetutës të ushtrojë kompetencën e saj ekskluzive për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, pa u penguar nga asnjë organ tjetër kushtetues”.

Gjykata e Lartë vëren se “mosvënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese nga kryetari i saj për të shpallur, jo më vonë se data 10.12.2024, mbarimin e mandatit të znj. Holta Zaçaj, nuk mund të pengojë dhe as të shmangë ushtrimin nga Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të kompetencës kushtetuese për zgjedhjes e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese”. Sipas kryetarit të Gjykatës së Lartë, zotit Sadushi “njoftimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga kryetari i saj si një akt formal, shërben për të shpallur një vakancë, të përcaktuar qartësisht në të gjithë procedurën e ndjekur nga Gjykata e Lartë, si organ emërtese dhe nuk sjell asnjë pasojë në vlefshmërinë e procedurës që zhvillohet për këtë qëllim” dhe se në të kundërt “mospërmbushja e detyrimit ligjor nga kryetari i Gjykatës së Lartë për të hapur procedurat për pranimin e aplikimit për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese do të pengonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për fillimin e procedurës së verifikimit dhe renditjes së kandidatëve, si dhe në veçanti Gjykatën e Lartë për ushtrimin e pushtetit të saj kushtetues për të plotësuar vakancën e radhës në Gjykatën Kushtetuese”./ VOA

Video

Emisari amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Moskë, ku do të takohen me Vladimir Putin. Detajet e agjendës së takimit nuk janë bërë publike deri më tani, por pritet të përfshijnë çështje bilaterale dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale.

Para darkës së parashikuar sot në mbrëmje, Ivanka Trump është ndalur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimeve në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se sot ajo është e ftuar në një darkë ku do të jetë dhe kryeministri me bashkëshorten.

Elon Musk në Davos: Inteligjenca Artificiale mund të jetë më e zgjuar se e gjithë njerëzimi brenda 5 vitesh Elon Musk tha në Samitin Ekonomik të Davosit se bota po lëviz shumë më shpejt drejt inteligjencës super‑artificiale (AI) sesa shumica e njerëzve e kuptojnë. Ai u shpreh se Inteligjenca Artificiale mund të jetë më e zgjuar se çdo njeri deri në fund të këtij viti ose gjatë vitit të ardhshëm. Sipas Musk, deri në vitin 2030–2031 (rreth pesë vjet nga tani), Inteligjenca Artificiale ka gjasa të jetë më inteligjente se të gjithë njerëzimi së bashku. Musk theksoi se ky zhvillim do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit punojnë, lëvizin dhe gjejnë qëllimin e jetës. Ai lidhur me këtë tha se shpejtësia e progresit lidhet me rritjen e fuqisë kompjuterike dhe avancimet në softuerët e IA -së. Ai gjithashtu vijoi duke folur për robotët humanoidë, duke thënë se: Robotët inteligjentë do të jenë kudo – në fabrika, zyra dhe shtëpi. Musk parashikoi se mund të ketë më shumë robotë sesa njerëz në të ardhmen dhe se robotët mund të kryejnë punë komplekse, përfshirë edhe punën në fabrika ose shërbime shtëpiake.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme