Kronika 8 November 2026, 10:04 Nga VNA

“Kam gruan sëmurë dhe rrit e vetme 3 fëmijë…unë e familja sjellje shembullore në komunitet”! Si tentoi Ulian Shpataraku të bindte Apelin e Posaçëm t’i zbuste masën

Ndaje në Whatsapp
“Kam gruan sëmurë dhe rrit e vetme 3

 

Gjatë përballjes në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ku kërkoi ndryshimin e masës së sigururisë “arrëst me burg”, ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit Ulian SHpataraku, i cili u arrestua teksa shoqëronte në arrati të shumëkërkuarin Erguys Agasi, paraqiti dy argumenta që lidheshin kryesisht me familjen e tij.

Përmes një raporti mjekësor të lëshuar nga spital Amerikan, ai tentoi të bindë gjykatën se mbajtja në burg e tij do të sillte pasoja të rënda të familja, pasi gruaja është e sëmurë dhe rrit e vetme tre fëmijë të mitur.

“Shpataraku është babai i tre fëmijëve të mitur dhe bashkëshortja e tij është e sëmurë dhe është e pamundur të përkujdeset për to e vetme, duke sjellë masa e sigurimit “arrest në burg” sakaq tek kjo familje pasoja të rënda, vërtetuar këto edhe nga Raporti Mjekësor date 28.08.2026 lëshuar nga Spitali Amerikan”, theksuan avokatët e ish-zyrtarit të policisë.

Në vijim, avokatët i thanë gjykatës së Shpataraku nuk ka asnjë mundësi të ndikojë tek provat, përderisa janë administruar nga SPAK, ndërsa u ndalën sërish tek ai dhe familja duke theksuar se kanë sjellje shembullore në komunitet.

“Shpataraku është oficer i lartë në Policinë e Shtetit dhe ka karrierë të gjatë në polici. Ai dhe familja etij ka sjellje shembullore në komunitet, duke patur parasysh edhe vërtetimin e datës 28.08.2026 e Njësisë Administrative nr. 5 Tiranë”, argumentuan mbrojtësit ligjorë.

Por gjykata i rrëzoi argumentat e tyre, sikurse edhe kërkesat për dërgimin e çështjes për kompetencë në prokurorinë e Durrësit.

Shpataraku vijon të qëndrojë në qeli sikurse Fation Kalluçi, ish-shefi i laboratorit kriminalistik shkencor, ndërsa ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni ndodhet në arrest shtëpie.

I vetmi që mundi të lërë qelinë është Embro Sulejmani, i cili ndihmonte Ergys Agasin gjatë kohës në arrati, duke i siguruar vende për strehim, etj. Ndaj Sulejmenit u caktuan masat e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, për shkak se ka gruan shtatzënë dhe prindërit sëmurë.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme