Kronika 7 November 2026, 14:51 Nga VNA

Përplasje në protestën para Ministrisë së Arsimit, mbështetës të PD-së tentojnë të largojnë qytetarin që thërriste: “Rama në burg, Berisha në burg”

Ndaje në Whatsapp

Përplasje në protestën para Ministrisë së Arsimit,

Protesta përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike, pasi disa mbështetës të Partisë Demokratike kanë tentuar të largojnë nga tubimi një qytetar që kishte dalë në mbështetje të studentëve.

Situata është tensionuar kur qytetari ka kundërshtuar largimin, ndërsa mes tij dhe disa protestuesve ka pasur shtyrje dhe përplasje fizike.

Në mes të tensioneve, qytetari ka deklaruar se nuk përfaqëson asnjë forcë politike dhe se pjesëmarrja e tij në protestë lidhej vetëm me mbështetjen për të rinjtë.

“Jam familje e të përndjekurve. Jam përkrahës i rinisë, nuk jam kundër tyre. Nuk do të largohem. I kuptoj. Nuk kam marrë asnjë lek. Nuk jam pjesë e asnjë partie. Kam votuar PD-në, por nuk jam me asnjë parti. Rama dhe Berisha në burg”, është shprehur ai.

Pavarësisht deklaratave të tij, disa prej protestuesve kanë vijuar t'i kërkojnë të largohet nga tubimi, duke shkaktuar momente tensioni përpara Ministrisë së Arsimit.

Incidenti është regjistruar gjatë protestës kombëtare të studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetës të Partisë Demokratike, pas marshimit të tyre nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme