
Një protestues është rrëzuar në tokë pasi policia ka drejtuar ujë me presion ndaj tij, gjatë tensioneve para Ministrisë së Arsimit.
Në pamje shihet i riu që shtyn një kosh mbeturinash drejt autobotit të policisë, i cili po hidhte ujë me presion në drejtim të turmës. Efektivët kanë drejtuar rrjedhën e ujit ndaj tij, duke bërë që të rrëshqasë dhe të rrëzohet në tokë.
Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon prej disa orësh, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë përshkallëzuar.






















