Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi një grup të rinjsh kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë dhe godinës së ministrisë. Policia ka ndërhyrë duke përdorur spraj me piper dhe autobotin me ujë me presion ndaj protestuesve.
Përplasjet ndodhin ndërsa studentët vijojnë prej ditësh protestën dhe bojkotin e procesit mësimor, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në mbështetje të tyre janë bashkuar edhe pedagogë e qytetarë.
Ndërkohë, Rama ka përsëritur ftesën për dialog, duke shprehur gatishmërinë për të komunikuar me studentët protestues. Deri më tani, kjo thirrje nuk ka ndryshuar qëndrimin e tyre, të cilët këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit mbetet kërkesa kryesore.






















