Kronika 7 November 2026, 12:01 Nga VNA

Dyshime për helmim nga ushqimi në një kopsht në Vlorë, 7 fëmijë përfundojnë në pediatri, 5 shtrohen në spital

Ndaje në Whatsapp
Dyshime për helmim nga ushqimi në një kopsht në Vlorë,

 

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë janë paraqitur në repartin e Pediatrisë, pasi kanë shfaqur shqetësime shëndetësore që dyshohet se lidhen me një helmim të mundshëm nga ushqimi. Pesë prej tyre janë shtruar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor.

Fëmijët kanë shfaqur simptomat mbrëmjen e së premtes, 6 nëntor, kryesisht dhimbje barku dhe të vjella të vazhdueshme. Ndërkohë, prindër të tjerë kanë raportuar se edhe fëmijët e tyre kanë pasur shqetësime të ngjashme, por janë trajtuar në banesë, pa qenë e nevojshme të paraqiten në spital.

Pas evidentimit të rasteve, drejtuesit e spitalit kanë njoftuar Institutin e Shëndetit Publik, specialistët e të cilit kanë marrë mostrat përkatëse për analiza laboratorike.

Rezultatet e analizave pritet të përcaktojnë nëse problemet shëndetësore të fëmijëve janë shkaktuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht apo nga faktorë të tjerë.

Deri në këtë fazë, helmimi ushqimor mbetet një dyshim paraprak, ndërsa autoritetet shëndetësore po verifikojnë rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e simptomave të shfaqura te fëmijët.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme